Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

AJO KUMBON ZGJIMIN E JETËS

Një nga një në brinj të kohës
Ora i var me akrepat e saj
Jo më kot në mur rri e varur
Me barrën e rëndë mbi supe

Ajo bie heret në agim
Ajo bie vonë edhe në muzg
As para as prapa asgjë s’ndryshon
Që nga e kaluara gjer në ditët tona

Jep e merr me tik-taket e saj
Numëron çdo sekondë të jetës
Në kalendarin historik i shënon
Dhe i var në brinj të kohës

Asgjë e tepërt s’ka lindur
Për të liqtë i ndryshken akrepat
Ora pret çastin t’i troket së mirës
Ajo kumbon zgjimin e jetës.

 

Ke dalur nga terri

Ti ke dalur nga terri që ta shijosh dritën
Me sy diellorë çelësin ‘ia gjen bukurisë
Të shkëlqejë liria e jetës e mos të vritet
Botën e mban në duar me urtinë e dijes

N’ udhëtim takon njerëz që s’të ngjajnë
Kērkojnë mbështetje të verbojnë dritën
Të shkelin me këmbë t’shkurtojnē jetën
Pa ligje drejtësie shtiren se t’adhurojnë

Të ndriçon shpirtin bukuri e zërit ndritur
Që shkëlqen me vesë n’ lule të mendjës
Të urrejnë vetëm ata që nuk janë njerëz
Ato gjallesa që jetojnë veç prej krimesh.

 

PO TË KËRKOJ

Fluturove shumë lart ike shumë më larg
S’ munda që të arrija zilia më ndiqte pas
Anija ishte nisur e çante detin me dallgë
Pulëbardha e pëllumba silleshin vërdallë

Tē kërkoj mes valëve ato më pëshpëritin
Gjuhën e tyre veshët e mi nuk e kuptojnë
Nga ç’erë ti erdhe ç’ farë epoke i përkisje
A po përtej-kohës a prapa diellit ekziston

Ishim lidhur për fjale të përçarë dallgëve
Dy zemra të lidhura me një rreze diellore
Shigjetat që shponin dhimbjet i derdhnin

Por nuk rrëzoheshim qëndronim s’binim
Jam me veten time n’ rrjedhë të dallgëve
Midis detit e shpirtit kudo ty po të kërkoj.

 

DO T’I THEM TË GJITHA

A të vjeshton dashuria n’shpirtin tēnd
E zhuritur pa këngë të zogjve pa hare
Kur çelte n’agim trëndafili kuq i diellit
Vesë të luleve pije me erë pranverore

Me erën pranverore harboje n’çdo anë
Nën simfoninë e zemrës çelnin pemët
Jeta çenka e tillë sa kudo t’rrëshqitka
Në kujtim t’i lë dhimbjet lotët e këngët

Gjumi s’më zë shpirti më është regjur
M’i rrëmbeve çastet që nuk përsëriten
Fjalët e tepërta dhe guximin e heshtur

Asnjëherë s’më rastisi t’kisha pēr vete
Në u takofshim do të t’i them të gjitha
Në stinën e dimrit kur shpirti zhvishet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s