Poezi nga Adriatike Xh. Lami
Gati për udhë
Jam ulur aty ku duhet te ulesha çdo mbrëmje;
Mbi një motor,
Gati për udhë.
Oh, çfarë mbrëmje
Me diell të pjekur bukovilesh.
Oborre greke plot eros të purpurt,
Vjollcë vere, me pije ere.
Sa pak kanë ngelur këtë vit,
Aq sa askush si pikas nga larg,
Diell gushti në dorën time;
Dhe ti që me flet si fitimtar modest
Betejash antike të argjenda.
Nuk je i tillë i dashur;
Je hero i vërtetë dashurie.
Për herë të parë nuk dua rrëfim,
Asgje që të më çojë larg,
Dua të rri në breg,
Çfarëdo lloj bregu,
Ose më mirë në një breg pllakash të bardha,
Shtrirë si peshk rrëze,
Aty të gjej më lehtë,
Se tashmë m’i ke besuar mua.
Pret i qeshur qasjen time.
Si myshk buzësh të freskëta.
Jam ulur aty ku kam pasur frikë të rri vetëm
Se ka vende ku vetmia trandet
Mbi një motor të thjeshtë
Gati për udhë
Bashkë do ishte më mirë
Jepi ti, unë pas nuk të lëshoj,
Si bukovilë në kërcella dritaresh gushti.
adriatike xh lami@