Kalendari poetik: Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Johann Wolfgang von Goethe

Kalendari poetik: Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832)

Si sot, më 28 gusht 1749 u lind Goethe, shkrimtar, poet, dramaturg dhe diplomat gjerman, një ikonë e letërsisë gjermane dhe botërore për të gjitha kohët. Shkrimtarja britanike George Eliot ka shkruar për të:«…nga më të mëdhejtë ndër letrarët gjermanë dhe i fundmi njeri i përbotshëm që ka ecur mbi këtë tokë.»
Ja një shqipërim imi në 271 vjetorin e Tij:

PAQTIM (Aussöhnung)

Brenga sjell pasioni! Zemrën e mjerë
Ç’e ngushëllon që aq shumë pat humbur?
Ç’u bënë orët, që shkuan pa u ndjerë?
Më kot qe për ty ajo gjë e bukur!
Mendja ikën dhe shpirti turbullohet;
Një botë e tërë në shqisat strehohet!

Por ja, kënga mbi flatra engjëllore,
Miliona nota në atë melodi,
Tejpërtej përshkon ç’është njerëzore
Dh’e mbush me të përjetëshme bukuri:
Shikimi vishet, syri më s’shikon
Veç hyjnoren ndjen dhe fillon loton.

Dhe zemr’e lehtësuar ndjen papritur,
Se ësht’ ende gjallë e do të rrahë
Dhe veten do të falë vetvetiu
Mirënjohëse për atë dhuratë.
Dhe thotë: -Ah, të qe përjetësisht!
Këng’e dashuri, lumturi dyfish.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s