DITË KLLOUNËSH (Asaj) / Nga: Alisa Velaj

DITË KLLOUNËSH
(Asaj)

 

Nga: Alisa Velaj

Agvjeshte dhe ti e bukura nuk do të tkurresh me rrezet e diellit pothuaj asnjëherë. Ti je ti dhe ç’është më mrekullorja, ti kurrë nuk do të mundesh ta besosh dot këtë deri në fund. Në zanafillë, kur të thanë se ti je Ti ishe mosbesuese, as nuk mundeshe madje fare, po fare ta ndërmendje këtë. Pastaj diçka ndodhi dhe ti jo vetëm e besove, por e harrove realisht kohën e mosbesimit.
Ti del para pasqyrës dhe habitesh se si zoti yt ka mundur të krijojë një mrekulli si ty. Ti e rrëkëllen diellin si verë Narte dhe i lë tërë të tjerat në hije. Ti lëviz udhëve si një diell i stërmadh me shije verërash! Askush nuk të afrohet dot ty, se ti e djeg. Ngaqë ti je diell prandaj.
Ti lëviz në kohë, përtej kohe, jashtë kohe, atje në qytetin e hijeve! I vetmi diell dhe e vetmja dritë je ti! Më fal e bukura ime, harrova me të thënë se edhe kohën e ke krijuar Tiiiiiiii!
Ti e sheh veten në çdo krijesë. E sheh tek vajzuket e gratë e pjekura, e bëhesh edhe më diell. E sheh tek djelmoshat e burrat e pjekur, e bëhesh egërshane.
Ti e ke kuptuar se kur kërkon pak nuk merr asgjë, por kur kërkon shumë merr aq shumë, po aq shumë sa s’di ç’të bësh më me të pastaj. Pikërisht këtu ti kornizohesh me pak hije anash. Qan me lot pelini e s’di pse më urren mua që jam e zbrazur nga ty dhe nga gjithë soji yt. Jam zbrazur pa e kuptuar zemra ime. As vetē se kam kuptuar arsyen dhe për këtë po vuaj. Njësoj si ty po vuaj! Të lutem mos më mbaj mëri!

E bukura ime ti je Ti dhe këtë do ta besosh patjetër një ditë. Ne të panjohurit me diellin tënd letargjik (ngase e zë gjumi vetëm në ty i themi letargjik), ne e kemi besuar fund e krye këtë përrallë. Një ditë do t’jua rrëfejmë foshnjave tona që në djep. Duhet të të njohin sa të hapin sytë- me patjetër madje. Dashtë Zoti të kalojnë shpërfillës ndanë rrezeve të tua. Dashtë Zoti, dashtë, dashtë, dashtë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s