Doli nga shtypi libri më i ri, i shkrimtarit Bilall Maliqi, libër me tregime për fëmijë i titulluar “Blini në blinishtë”, Botues, Sh.B. “Lena” Prishtinë / NACIONALI

Doli nga shtypi libri më i ri, i shkrimtarit Bilall Maliqi, libër me tregime për fëmijë i titulluar “Blini në blinishtë”, botues, sh.b. “Lena” Prishtinë.

http://nacionali.info/bilall-maliqi-me-librin-me-te-ri-blini-ne-blinishte/?fbclid=IwAR3WgK7OflMkE2tRgoGI6stvM3-SkZfzpYEyI_dOM1mBvcXpP8wiCNRVCKc

Ky libër përbëhet prej 16 tregiemve të ndryshme për fëmijë  dhe është shkryuar në kohë izolimi (karantime).

Për lexuesit po japim mendimin e recensentit të librit, shkrimtarit Hysen Këqiku, lidhur me librin dhe vlerat e tij:

Vepër me shije artistike…

Fjalë hyrëse 

Kosova Lindore e quajtur me një emër të shpifur “Lugina e Preshevës” përfshinë një hapësirë gjeografike e përbërë me tri qendra komunale  si Presheva, Bujanoci dhe Medvegja  e banuar  kryesisht me popullësi etnike shqiptare; veç tjerash, gjatë historisë, komuniteti  krijues letrar,  ka zhvilluar një letërsi e cila  rritën e saj e ka bërë  paralel me zhvilimin e letërsisë  së Republikës së Kosovës, me një mbështjellje  artistike  konformë zhvillimeve të tjera kulturore e historike gjatë gjithë historisë së saj. Ky komunitet kultivoi  letërsi kualitative e mbrujtur me një  forcë të madhe shprehjesh, në të gjitha gjinitë letrare, duke filluar edhe para Luftës së Dytë Botërore, gjatë  kohës  pas LDB dhe pas Luftës së Kosovës për  çlirimin e saj nga Serbia. Kjo trevë ka dhënë emra  të shquar krijuesish të cilët me veprat e tyre letrare u ngjitën në lartësitë artistike  duke e pasuruar  me prurje të shumta figurative e inventive  krijimtarinë letrare.

Rezultate inkurajuese 

Kominiteti krijues i Luginës së Preshevës, përbëhet nga disa dhjetëra krijues, të cilët  veprojnë në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, me seli në Preshevë, udhëhequr nga  kryetari i saj,  shkrimtari Bilall Maliqi, duke shënuar rezultate inkurajuese në lëmin e krijimtarisë imagjinative letrare.

Këto ditë të mbyllur me kërkesën “Rri n’shpi” për shkak të Virusit Korona, krijuesit letrar e shfrytëzuan në dobi të krijimit  të veparave të reja në fushën e letërsisë.

Këtij “vargani” i priu Bilall Maliqi me librin me tregime për fëmijë “Blini në Blinishtë”. Kjo vepër  gjithsesi do të shërbejë si një dhuratë e mirëpritur  nga lexuesit e vegjël që  e përjetuan shkëputjen e mësimit nëpër shkolla duke kaluar në atë me “mësim online”, por,  duke qenë larg bibliotekave shkollore e publike.

Bilall Maliqi  është autori i më se 33 veprave letrare, duke  begatuar bibliotekat tona me  poezi për të rritur, për fëmijë, me poema, prozë poetike, tregime për fëmijë, vepra publicistike, me aforizma dhe me vështrime.

Botimi më i ri me tregime për fëmijë “Blini në Blinishtë” është suksesi i tij i rradhës dhe libri që gjithsesi do t’i gëzojë  jo vetëm fëmijët,  të cilëve u dedikohet, por edhe të rriturit.

Bilall M. Maliqi

Larushi temash e motivesh 

Motivet dhe inspirimet e shkrimtarit Bilall Maliqi duke i ndihmuar edhe intuita e tij  e harmonishme me shpirtin krijues e mbajnë lexuesin në prehrin e vëmendjes e kënaqësisë të tregimeve  që në vete ngërthejnë një laramani temash,  të cilat  autori  i librit e ka derdhur  tërë tharmin e tij  krijues  dhe dashuror  për lexuesit e tij,  fëmijët që janë vetë poezia, vetë kënaqësia , nektari  dhe  lumturia  në këtë jetë.

Libri përbëhet nga 16 tregime të shkurtra, por që spikasin tema nga më të rëndësishmet nga jeta e personazheve, duke krijuar një vepër me një kompozicion ngjarjesh  që nuk e  shpërndajnë lexuesin  në shumë drejtime imagjinative, por, e mbajnë  ledhatueshëm në  sofrën  e mbushur si me ëmbëlsira adhuruese për fëmijët, pa pasur nevojë ndarjen e saj në cikle.

Personazhet e kësaj përmbledhje me tregime, janë  të këndshëm. Fëmijë kurreshtarë, të dashur, të interesuar dhe sajues të ngjarjeve,  duke mundësuar një zgjidhje  të pranueshme  të ngjarjes së shkurtër që ka tregimi, për lexuesin.

Kënaqësia  tjetër, e cila duhet të frymëzoj  fëmijët, prindërit dhe lexuesit  në përgjithësi, është  gjetja e emrave  të personazheve. Emra të shkurtër, me kuptim  të bukur dhe  të lehtë për shqiptim,  të cilët na kthejnë në kohën e artë të paraardhësve tanë pellazgët dhe ilirët e trojeve tona  kur me Zotin flitej shqip. Emrat e personazheve nuk janë emra që shkaktojnë huti dhe rrisin kurreshtjen “se çfarë kuptimi  mund të ketë emri im” pra janë emra shqip të gjuhës që na e mësoi  nëna jonë, që nga lindja bashkë me bekimin.

Këta personazhë si: Blini,  Blerta,  Drini, Dielli, Durimi, Guri, Klea, Lumi, Lenti, Lisi, Marsi, Trimi, Tritani, etj  i vë autori në realizim  të ngjarjes, të veprës dhe të qëllimit.

Këta fëmijë janë kurreshtarë dhe kurreshtja i obligon të jenë nxënës të mirë, fëmijë të mirë për prindërit dhe fëmijë të  mirë për atdheun. Për tokën e mbushur me plot  gjallëri. Me florë dhe faunë të begatshëm  si dhe me monumente natyrore e materiale.

Këta fëmijë tek e shikojnë Kalanë maje mali, bëhen kurreshtarë ta dijnë se kush e ndërtoi, kur e ndërtoi…Ata pyesin mësuesin, prindërit dhe, e plotësojnë kurreshtjen se të parët tanë  që nga lashtësia  bënë përpjekje që të  kenë hapësirën tokësore, të cilës duhet kushtuar rëndësi si atëherë si gjithmonë.

Personazhet e tregimeve e duan punën. Ata i kryejnë detyrat, që atyre u takojnë, bëjnë hartime për Kalanë dhe për Shpellën e cila gjendet afër  Preshevës përkatësisht Shpella e Yllionit ose Shpella e Tërnavës, plotësimi i  gjetjes së etimologjisë për toponimin  Blinishtë  e shumë  të tjera.

Këta fëmijë janë shembullor.

Ata duan çdo gjë që ka atdheu. As gjarprin nuk duan ta mbysin, sepse varfërohet  fauna e  vendit tonë.

Janë recitues të shkëlqyeshëm dhe aktor me përjejtim.

Këta fëmijë, që luajnë role të ndryshme, në  realizimin e ngjares së tregimit, flasin me gjuhën e fëmiut që nuk lëndon, nuk ofendon, as nuk hidhëron. Gjuha e tyre është e pastër, e kuptueshme dhe shumë e begatshme. Ajo gjuhë  herë-herë është fugurative, gjuhë e figurave  që  të folurit tonë i japin shije  të një gjuhe të moçme e që gjatë vjetërsisë së saj ka ruajtur fjalë të shumta  që kanë edhe kuptime figurative.

Gjuha e fëmijëve është edhe gjuha e autorit, i cili me dashuri të madhe dhe invencion i sajoi këta 16 tregime me të cilën e kompletoi një libër që ia vuri një emër  shumë të bukur

“Blini në Blinisht”

E lexofshi me shëndet fëmijë të dashur!…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s