Poezi nga Sabit Rrustemi

Poezi nga Sabit Rrustemi

 

E BRAKTISURA VENDLINDJE

Tutje Çepurit
nëpër maja kodrash të vogla
mes Rrasave e Lugit Bojës
shtrihet krejt ajo hapësirë
që mban emrin Vendlindje

Si një legjendë e vetmuar
kurrizit të shtrembëruar të maleve
varet shpatijeve

Me një anë njomë buzët
e lanë faqet përgjatë Rekës së Zezë
anës tjetër flladitet Rekës Ahit

Për dritë të hënës
shkrehë flokët e nis ëndrrat
nëpër flatra puhizash
deri te sytë tanë
e rrobat e zhveshura e të grisura
i shtrinë rogave mes maleve
për t’i tharë ditëve me diell
e për t’i shkundur
degëve me erë

Nuk ndërron vend
as lëshon gjëmë
pse vetëm e lamë

Përmes gjethesh shushurinë
qanë e k’non si shpend mali

Kur e rrah veriu
ndez dhembjet e heshtura
e ngrohë plagët e mërdhira

Kur i kthehet jugu
ushton prej malli
nëpër riga shiu
lotët lanë
e pret nën qiellin e hapur
pa fund pret
me ditë me muaj me vjet
pritjeve të pasosura heshtjen vret
derisa t’i kthehet ai tik -tak ore
që e harroi

(28 Gusht 2020)

 

KËTË FAT MA FALI JETA

(variant)

Këtë fat ma fali Jeta
Të të ndjej
E të të dëshiroj në secilin çast
Duke ngrënë atë largësi të afërt
Aty ku nuk të arrijë
Ku nuk të prekë
Rrënjëve të shpirtit

Sa herë ky puls zemre
Trupin tënd gjelbrak e njomë
E shprushë për të mbirë si lule
Duarve të mia

Të marrë erë aty skaj porte
Në lule jorgovani
Para shtëpie në lulenuseje
Tek rogë e gocave në luleakulli

Para syve të mi je e nuk e sheh

Po nuk besove
Pyete Çepurin

Në thellësinë e tij prej guri
Nuk flet as vendi lëviz
Vetëm shtrydhet e shtrydhet
Në pritje të panumërta të ditës
Që do të të sjell

Oh sa shtrydhet
Thellësive më të fundshme
Për një pikë uji deri te buzët e mia
E te rrënjët e tua prej luleje

Dhe s’pushon
Si imja dashuri për ty

Fat i shkruar nga jeta

(17 Maj 2009 – 20 gusht 2020)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s