Poezi nga Bardha Alimeta
Ritual i Fundvitit
Qyteti pret bijtë e larguar
rrugët zhurmojnë ngado
hapat e nënave të mallëngjyera
e ritual i fundvitit
tani ka këto fjalë;
Lot, Dashuri dhe Mall
Dëshirë
Në gjoksin tënd dua të rri
të ndiej aromën që ke ti,
kur djersa trupin ta mbulojë
të ndiej zërin të rënkojë
e klithmë pas klithme ne të rrimë
të zgjuar deri në agim.
Nuk gjej fjalë
S’ di çfarë të them për ty
nuk gjej fjalë për ta përshkruar.
Di se shumë të dashuroj
e çdo gjë tënden dua
fort e ndjej mungesën tënde
malli shpirtin po ma djeg
puthja jote përvëluese
ma ka prishur mendjen krejt.
Mes dallgëve
Mes dallgëve notoj
E zhytyr sërish
Mes dallgëve ne vuajmë
Fjalë dashurish
E zhytem në valën e kripës së bardhë
E mendja më shkon tek ti
Me dallgën e detit ty të krahasoj
Të zhytem në shpirtin tënd dëshiroj
Të rri të shplodhem
Asgjë të mos mendoj
Në bardhësinë e rrallë
Përçmim
O përçmim!
Që e ndeshim
në gojët e liga.
Të bëjnë sfidë
në sy ziliqarësh që nuk lodhen së pari,
në shpirtra egoistësh që kurrë nuk falin
e nuk kuptojnë,
që s’ thonë të vërtetën por veç gënjejnë
gjithçka e bëjnë se urrejnë.
Për puthjen e parë
Lot që dridhet nga dëshpërimi
dhimbja shpirtin ka vrarë
syte e vashës s’ pushuan së lotuari për humbjen e dashurisë së parë, per puthjen naive plot zjarr,
që digjej nga dlirësia,
as vetë nuk e dinte çfarë ishte
se s’ dinte çështë dashuria,
veç buzët digjeshin flakë
nga fjalët e thëna pareshtur
dhe ja, tani një lot pikon
për puthjen e parë të heshtur…!