Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

MUSHKONJA DHE SHQIPONJA

Një mushkonjë më bëri zborë gjithë natën
bridhte autostradave të gjymtyrëve të mi,
bënte garë me nervat mia,
ulej në brazdat e ballit
e donte të parkonte në aeroportin e kokës

Muzika e saj më shponte veshët
edhe ashtu pa më prekur fare
e zbova përkohësisht afër mëngjesit,
ku më erdhi papritur gjumi…

Pata frikë se do më hante në ëndërr
(dhe do parkonte në aeroportin e kokës)
kjo a një tjetër si kjo mushkonjë…,
kur pashë se aty.
po ulej dalëngadalë një shqiponjë…

Kur u zgjova dita ishte plotë diell,
për fat të mirë, ishte e dielë…!

 

NË PLAZH

Dallgët lozonjare po zgjaten me naze,
etjen duan ta shuajnë në shkëmbinj e brigje,
vajzat gjysëmxhveshura si ngjalat mes valëve
po çelin si lulet, që ndizen e ndizen…

Nga lart pulëbardhat turren përmbi dallgë,
të vëna në garë për mezen e drekës,
një bjondinë e ëmbël afrohet ngadalë,
mendja po më mbytet gjer në pikën zero…

Ca skafe në breg venë e vijnë vërdallë,
i premtova mikes xhiro thellë nga deti…
Gjesdisëm Mesdheun me miken e rrallë
dhe në ato xhiro, unë isha vet Mbreti…

Sa herë e kujtoj dridhem si purteku,
kjo Elenë e bukur më erdhi si ngjalë,
ndoshta nga Paridi ma solli Mesdheu,
ndoshta Pinelopi më pret në Tiranë!

 

DHIMBJE
Marrë shkas nga një ngjarje e vërtet në Alepo- Siri

Atje në Alepo,
një vajzë po vret veten…
Atje në Alepo, nuk ka më lule,
të gjitha lulet kanë vdekur…
Në vend të luleve gjen
gëzhoja, plumba e barot…
Aty sapo kujton lulet,
të vjen alla papritur,
një plumb drejtpërdrejt në kokë…
Kësaj vajze të bukur atje në Alepo,
i kanë vrarë babanë,
i kanë vranë të dashurin e vëllanë.
Atje në Alepo,
ka vetëm gra e fëmijë,
(edhe këta po i helmojnë
nga dita në ditë )
me zemra të vdekura,
aty gjen vetëm lule të djegura
si në shkretëtirë…

Atje në Alepo,
një vajzë po vret veten…
Nuk pret ta vrasin avionët e Rusisë,
raketat e Erdoganit e tanket e Asadit…
Vajza po rilidhet me të dashurin,
po rilidhet me të vëllanë e të jatin,
atje poshtë, në botën e Hadit…!

© Dhimnica,Seelanik.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s