Pythia / Poezi nga Alma Braja

Poezi nga Alma Braja

 

Pythia

Në zjarrin që ndeze.
Në gjethet që dogje.
Në ëndrrën që pe gjarprin prej tymi të afrohej
të betohem!
Pythia nuk është më mes nesh.”

Kujdes!
Dimri po vjen.
Pythia që iku e më nuk u pa
në ikje e sipër pëshpëriti pak fjalë
E ti ndez një zjarr
E ti djeg pak gjethe
E ti sheh në ëndërr fjalë prej tymi në errësirë
I sheh por nuk i dëgjon.
Kujdes!
Dimri po vjen.
Pythia u zhduk
bashkë me shkëndijën e fundit.
Nuk ka më zjarr, veç tymi tani
i ngjan një gjarpri që kafshon veten.
Nga fundi i ëndrrës pak fjalë dëgjohen:
“Nis nga fillimi ajo që mbaron…”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s