PËRSIATJE RRETH NJË POEZIE EROTIKE TË ARAPIT / Nga: Alisa Velaj

PËRSIATJE RRETH NJË POEZIE EROTIKE TË ARAPIT

“Si s’të desha pak më shumë” e Fatos Arapit është nga ato lloj lirikash erotike që ta mbajnë frymën pezull. Uni lirik “rrëfen” prej fillimit se kufijtë e të dashuruarit paskan qenë të pakufij. Poeti ose shpirti dashuronjës e pozicionon veten larg së dashurës. Ai është në një areal të papërcaktuar, ndërsa ajo “rri mes Zotave”. Njëkohshëm para kësaj flet për një ndarje në një kohë të pakohë. Fjala e Arapit mbetet ambingue si në tërë opusin e vet, edhe në lirikën erotike.

Mund të mendojmë se kjo lirikë i është kushtuar një të dashure me të cilën e ka ndarë vdekja (“unë e desha përtej vdekjes”), një të dashure me të cilën është ndarë dhe ajo pastaj ka vdekur (“t’i them ndarjes: – Prit, ca pak..”), dikujt që është larguar papritmas nga jeta, duke i lēnë njëherazi pengun e largimit, ndarjes, mallit dhe moskthimit më kurrë, apo dikujt që vërtet është ndarë, por tani që ajo ndodhet larg në mënyrë të pakthyeshme (ku midis Zotave mund të deshifrohet si një hapësirë e pambërrijtshme), atij (unit lirik) nuk i mbetet tjetër veçse t’i betohet se do ta dojë edhe pas vdekjes së tij. Do ta dojë me një lloj dashurie hyjnore, tê përjetshme, shumë larg vdekatares, në atë hapësirën “përtej botës”, “përtej jetës”!

Lirika brenda pengut të pafalshëm që qenia ka ndaj vetes dhe një ndjenje faji e thyen shpirtin e tij në copëra dhimbje, mbart gjithashtu edhe nuanca të elegjisë. Një dhimbje apokaliptike që shtrihet mes poleve “pak më shumë” dhe “pak më tepër”. “Pak më shumë” është njerëzore, “më tepër” apo tepria është përmasë që kërkohet me ngulm, e mbartshme veç prej poetêve, që kërkojnë përherë dimensionin e panjohur në atë “ca pak tjetër”!

Si s’të desha pak më shumë

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”.

 

Nga: Alisa Velaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s