Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

ËNDËRRA E NJË NATE VERE

Përkundrejt njeri tjetrit
në një rrugë plot pluhur e mistere
Ti,
me krejt qënien zgjatur drejt meje
Unë,
me kokën tënde,
mbi dekoltenë e fustanit në trajtë zemre.

S’më mbaje mëri,
që i kisha dhënë aq shumë botës,
pa të puthur më parë ty.

Kur do takonim buzët,
lukuni eunukësh dolën nga hijet,
lanë përmidis hije
dhe u zhdukën pas një reje.

Ti,
me zemrën time në duar,
si kupën e Gralit,
larg meje.

Unë,
me kokën tënde mbi dekoltenë e fustanit
larg teje
duke u rrekur të shkurtojmë largësinë
midis realitetit
dhe ëndrës së një nate vere.

 

NGA PËRSHTYPJET E ANËDETIT

Një grimcë rëre
e masës së pamatshme
nën shikimin arogant e shpërfillës,
është asgjë-ja e papërfillshme,
e masës së luhatshme
plot forma shputash,
nga lindja deri në perëndim.

Një grimcë rëre,
pushoi së qëni e papërfillshme,
kur dielli u kërlesh mes valëve,
mes miliardave llambavedheve
dhe Alçioneja fshiu format e shputave

Grimca-sy njeriu,
shndriti në kërcirin tim.

 

NJË RRËKEZË BUDALLAQE

Teksa sodis lindjen e diellit
dhe e lë veten të përshkohem nga drita
mendoj se jam duke parë bregun lindor
të lumit budalla.

Lumit, të fryrë tej mase
kur e kur i përvidhem
e ulur mbi një shkëmb
se ç’më pushton një zemërim.
e kur e kur ky lumë,
si foshnjën nëna
më merr në gji.

E përsëri,
si një rrëkezë budallaqe
seç kam një rebelim
një zemërim për mëmën botë budallaqe
që me pasionin e egër të luaneshës
e lind vetveten në çdo zgjim
e nuk di të lexojë zemrën e vet
dhe turbullon sytë e pjellës së pafajshme.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s