Kalendari poetik: Boris Ryzhij (Борис Борисович Рыжий) 1974-2001 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Boris Ryzhij

Kalendari poetik: Boris Ryzhij (Борис Борисович Рыжий) 1974-2001

Më 8 shtator është data e lindjes së poetit rus Boris Ryzhij, që kreu vetvrasje pa mbushur 27 vjeçët. Pati studiuar për gjeologji dhe gjeofizikë bërthamore dhe pati botuar mjaft artikuj mbi tema të tilla nëpër revistat shkencore. Pas vetvrasjes në vitin 2001 filloi të vlerësohej si njëri nga poetët e shquar rusë si dhe të përkthehej jashtë shtetit. Ja njëra nga poezitë e tij:

NDËR ËNDRRA…
(Я по снам по твоим не ходил)

S’të erdha ndër ëndrra e dashur,
as mes njerëzve nuk kam qënë,
as nëpër sheshe nuk jam çfaqur,
ndërsa shiu qe duke rënë,
binte shi? (këtë varg do ta fshij,
tjetër s’do të vendos në vend të tij),
qef i madh, kur si trap besoja,
se tak – fak do të të takoja,
por ti veç ndër ëndrra më vije,
më kapte një lloj ëmbëlsie
kur ti më përkëdhelje kokën,
në tëmtha më rregulloje flokët…

Atë vjeshtë dhe poezitë
më dilnin ku e ku më mirë.
(por diçka mungonte, gjithmonë
dhe lumturia s’qe e plotë).

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s