BUZËQESHJE: Parathënie e shkëputur nga vëllimi poetik “Buzëqeshje” të autores Behare Daja Kasa / Nga: Bajram Torba

Parathënie e shkëputur nga vëllimi poetik “Buzëqeshje” të autores Behare Daja Kasa

Krijimi i botes nuk ka mbaruar ende,atë e përsosin çdo ditë e më shumë krijimet artistike dhe poetike. Përderisa endemi në këtë hapësirë,mes tokës dhe qiellit, padyshim që bëhemi ëndërrimtarë, duke ëndërruar pa fund e për çdo gjë.
Por më të privilegjuarit në mes te kësaj hapësire janë poetët, per ta asgjë nuk është e vogël, por me mendimet e tyre fluturake na bëjnë që të entuziazmohemi nëpërmjet frymëzimeve të largëta që gjenden në zemër. Por në njëfarë mënyre çdo poet “shet” telashet e tij.

“Kush dëshiron të kuptojë poezinë,të hyjë në fshatin e saj. Kush dëshiron të kuptojë poetin,të hyjë në tokën e tij”. Kjo thënie e poetit famemadh Gëte,na thotë qartazi, se nëse do futemi në poezitë e vëllimit “BUZËQESHJE ”, të poetes Behare Daja Kasa,do të vëmë re atë pjesë thelbësore poetike, ku poetja si nje dalluese dhe vëzhguese e zonja akumulon ngjarje, ndjesi, zhgënjime, padrejtësi,
dashurinë njerëzore, dhe shpërthen me vargjet e saj, që herë na vijnë si melodi, e herë si klithma,nga ku kërkohet shpëtim.

Por në vëllimin e dytë të poetes Behare Daja Kasa,ka shumë diell,jetë,dashuri dhe mirësi.Zëri i saj i brendshëm synon që të na sjellë atë kënaqësi natyrshëm, ashtu siç i sheh, duke i skalitur me vargje.Kjo per faktin se në çdo fjalë, varg e poezi është shpirti i saj i dlirë dhe i sinqertë. Beharja dëshmon se ka një mendje të aftë, që komunikon me poezinë e saj aq thjeshtë. Ajo flet me të, e përkedhel, por ndonjëherë e gërryen me të gjithë dhimbjen e saj, si një mike duke vlerësuar çdo varg.Ne poezitë e këtij libri vemë re se poetes i digjet shpirti për të na thënë te vërtetat e ëmbla e të hidhura ashtu sikur i ndjen.Kjo na bën te ngulitemi në këto poezi,duke i dhënë vlerat qe i takojnë.

Behare Daja Kasa

Në shkrimet e poetes dominon dashuria për jetën, e cila bëhet burim gazi dhe dashurie.Tek poezitë “Yjësi” “Valë deti” “Si kitarë” “Bukuri shpirti” “Endrra ime” e në shumë poezi të tjera të cilat shkruhen me ngjyra të gjalla,ku gjejmë të pasqyruara lumturinë,por në ndonjë poezi ndeshim dhimbje dhe trishtim nga humbja e njerëzve të dashur.Ndërkohë me konceptin e saj poetja hedh idenë se shpirti ekziston pas vdekjes.Tek poezia “Mall nëne” e shohim dukshem këtë dhe njëkohësisht edhe vazhdimësinë e jetës, ku ajo vete është nënë. Poezia “Epitaf për veten” është poezia,ku vihet re qartazi,jo thjesht vdekja,por nëpërmjet saj poetja përpiqet të na tregojë se dashuria dhe mirësia duhet te shpalosen sa jemi gjallë.Ndonëse poezia thuhet ne vetën e parë, kuptohet se ajo nuk shkruan për vete, por për te gjithë njerëzinë, ku shpaloset një mesazh i qartë njerëzor.
Pikëpamja e poetes në planin e dashurisë,me mënyrën me të sinqertë,shfaqet në dy plane.Nga njera anë dashurinë e sheh si hyjnore,nga ana tjetër e sheh si dhimbje,ku zhgënjimet pasojnë ditët në vijim.Poetja e sheh dashurinë si një urë që bashkon njerëzit dhe si një univers,ku ajo është e pandalshme.Me mënyrën më të thjeshtë,poetja nëpërmjet vargjeve na thotë se sido që të përshkruhet dashuria dhe bukuria,ato mund te zotërohen vetëm nëpërmjet ndjenjës.Nuk dua të ndalem një për një tek lirikat, por poetja ashtu me mënyrën e saj,tregon se dashurinë nuk mund t’a udhëheqim sipas dëshirës sone,por nëpërmjet tyre poetja vjen natyrshëm dhe kalon përtej dëshires dhe arsyetimit tone.Me një pjekuri jo vetëm njerëzore,por edhe krijuese,poetja si një ëndërrimtare e zonja na e pasqyron qartazi nëpërmjet vargjeve,se dashuria mbështetet tek sinqeriteti dhe ndjenja,ku koncepti i dashurisë e kalon planin fizik e bëhet hyjnore.Ky është rrafshi ku poetja mbështetet fuqishëm në idenë se dashuria është respekt,përkushtim dhe adhurim reciprok.

Në një pjesë te poezive poetja ndalet të na tregojë ngjarjet e kohes,ku trajtohet tema e atdhedashurisë,ku kjo dashuri njëjtësohet me dashurinë për familjen.Kjo dashuri shprehet me forma të ndryshme nëpërmjet vargut,ku spikat dashuria dhe nostalgjia për vendlindjen,lidhja e pashmangshme per tokën ku ka lindur,ku me përshkrimet e saj poetike tregohet mjaft e vërtetë.Herë – herë,poetja u bën jehonë ngjarjeve të ndryshme,me dëshirën për t’i ndryshuar gjërat., ku me një humanizëm të thjeshtë ngre lart krenarinë kombëtare.

Në vëllimin e saj të dytë poetik,poetja na tregon qartazi se poezia është një tentativë e ndërsjelltë,por edhe një vetkuptim që bëhet me apo pa dashje pjesë autobigrafike.Ndërkohë teksa lexojmë poezitë e këtij libri,vëmë re se si shpaloset poetikisht pjesa kryesore e njerëzimit,ëndërrimi.Të shkruash poezi nuk është profesion,por art dhe mision,ku çdo poet plagoset,rënkon,thërret,gëzon, lumturohet,dashurohet…
Dhe këtë e ka bërë kaq mirë poetja jonë Behare Daja Kasa.
Udhë të mbarë librit dhe ardhtë i lehtë ne duart e lexuesit!

 

Nga: Bajram Torba

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s