Rreth romanit “Fjala e fundit e Sokrat Bubës” të shkrimtarit  Thanas Medi! /  Nga: Arqile Vasil Gjata

Rreth romanit “Fjala e fundit e Sokrat Bubës” të shkrimtarit  Thanas Medi!

“Fjala e fundit e Sokrat Budës“, do të na bindë për atë artikulim të përvojës letrare e të bagazhit jetësor që e bënë çdo autor të “plugojë” tokën e begatë të artit të të shkruarit.
Struktura e këtij romani interesant rrëfen dinamiken e një populli që lëviz gjithmonë, që kërkon e shpreh vitalitetin e tij, ndonëse shumëkush e ka përbuzur a e ka parë me “sy të shtrembër”!
Subjekti, me ngjarje të tendosura, ndërthurja kompozicionale, veprimi e konflikti, si edhe personazhet lëvizëse, krijojnë njësinë e plotë të një romani, ku shprehet një e vërtetë e madhe për vllehët, për endacakët e kasolleve me kashte, të cilët përshtaten aq natyrshëm me rrethanat, vuajtjet e vështirësitë e tjera që mbart jeta përreth tyre.
Faza e ekspozicionit shpalos një lidhje martesore ende pa “çelur jeta” për të ruajtur kështu edhe miqësinë e hershme midis dy familjeve më të mëdha të një fisi. Nyja e mpleksjes se intrigës dhe e zhvillimit të ngjarjes, ka të beje me rrugët e ndryshme të rritjes së fëmijëve, të “sapomartuar(!), në largësi me njëra-tjetrën, duke prishur kështu ato marrëdhënie afërsie që do të ndihmonin krijimin e afinitetit e ndjesisë së dashurisë… Dhe, kur kjo do të ndodhë, atëherë do të kemi përplasjen e parë, me një pëllëmbë që vajza i jep Sokrat Bubës, të fejuarit të ligjshëm, që ka jetuar larg saj për një kohë të gjatë, duke krijuar kështu hendekun e kontradiktës e të shpërbërjes.
Është mjeshtëria e shkrimtarit që këtu gërsheton linjën e dytë të subjektit të romanit, duke sjellë antipodin e tij, Dhimitër Kerpin, që është ngjizur shtrembër e për të bërë keq, duke arritur të ngjitet si kulpra në jetën e në trupin e Katerinës, derisa ta bëjë të tijën, me një etje përbindëshi përdhunuese.
Zgjidhja do të vijë paralelisht me prishjen e fejesës e të martesës, nga vetë vajza e nëpërkëmbur, duke shtuar këtu paralelizmin ideologjik të ndikimit po aq shtrembër në jetën e këtyre njerëzve të lirë të diktaturës së Enverit, që do të veprojë verbërisht, midis kasolleve të vllehëve.

Thanas Medi

Fryma realiste e romanit është e mpleksur edhe me disa skena sureale, që kanë të bëjnë me pranin e të vdekurve e me një “bashkëbisedim” me ta, si të ishin njerëz të gjallë, në çaste kritike të rrugëdaljes, nga e keqja shtrënguese, për një zgjidhje të halleve e të problemeve që u dalin përpara. Natyrisht që kjo lidhet edhe me bestytnitë e brezit të vjetër, me përfytyrimet e tyre pagane, të cilat ende rrojnë bashkë me ta e “besohen”, por që këtu teprohen e dalin jashtë stilit të veprës se Medit, si njëfarë krisje.
Në një prizëm tjetër të përafërt e me ngjyrime natyraliste jepet shfrimi i mërzisë “kozmike” të Sokrat Bubës, me rrahjen e tmerrshme që i bënë kafshës së gjorë (kalit të tij të dashur e të dhuruari) në një tjetërsim po aq kafshëror, aq sa i duhet të vjelle krimba nga stomaku!…
Tejkalimi i sensit artistik, natyralizmi e surealizmi, cenojnë sadopak konceptimin e përgjithshëm, nga ku rrjedh një “përrua i pastër e i kthjellët”.
Gjithsesi, duke folur për vllehët e Shqipërisë, shkrimtari Thanas Medi, jep një panoramë krejt të panjohur të shpirtit të tyre njerëzor, duke shpërndarë edhe mjegullën që qëndron mbi ta, për ata njerëz që krijuan Voskopojën nga një “grusht kasollesh me kashtë”, e cila u bë dikur një qytet i madh, me kisha e manastire, me shkolla, akademi e me një shtypshkronjë (100 vjet me përpara Athinës), me tregtarë, bankierë, arkitektë, poetë e shkrimtare të zotë, që mbahen mend nga të gjithë ne, që përsëri i shohim vllehët si një ENIGMË E MADHE!

 

 Nga: Arqile Vasil Gjata

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s