Vjeshtë / Poezi nga Ilir Paja

Poezi nga Ilir Paja

 

Vjeshtë

Fjala ka ngjyrën e gjethes.
Zëri të dhembjeve të degëve nga era.
shikimi ka formën e erës.
Dhe prekjet sa dhembshuria përballë gjethes.
Vjeshtë.
Rrugët kanë ngushtësine e rruginave.
Dhe çdo portë shtëpie është si personazh përrallash.
era ka formen e muzget te njeriu.
Dhe hija merr ngjyrën e natës.
Dielli nuk djeg.
Neper prush te tij ngjitet kacavjershem nata.
Njeriu ecen duke rene si para pragjeve ne mall.
Vjeshta eshte nje gjethe qe ben qiellin te ndjeje se po bie…
Ne sup te njeriut tani jane te gjitha hijet e rena.
Qe kane nje ngjyre dhe peshojne jo sa gjethja…
por ikjet.
Vjeshta ka zerin e heshtjes.
Sepse era flet me veten dhe mbeshtillet neper dege si dashurite e para.
Vjeshte.
Gjethja ka formen e pellembes qe pranon cdo prekje nga e verdha.
E cila prushon mes duarve duke ia vene flaken e mallit era.
Era kaformen e vetmise sepse gjethet e vjeshtes s’kane hije.

7.09.( Shtator).

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s