TRONDITJE / Poezi nga Bajame Hoxha – Çeliku

Poezi nga Bajame Hoxha – Çeliku
 
 
TRONDITJE
 
Duke kërkuar Hygoin në raft,
ngriva kur hapa një libër.
Qe shkruar kohë më parë,
një autograf përsipër.
 
E hapa qe fletore,
Dikur hedhur në raft.
Në faqen e parë
qe mbushur,
me kujtime e mall.
 
Lexova një, lexova dy
Dhe ngriva mbi një mbishkrim,
E njoha, më gërvishti në sy
Më shtrëngoi në fyt
Më ngau në gji.
 
U futa thellë fjalëve,
që i lexova dhjetëra herë!
Vallë ke harruar?
Që ke lënë një mbishkrim
kaq të thellë?
 
Dhe lexoj me dhjetëra kujtime,
të rinj e të vjetër,
Mes tyre ah sa shkrime,
Por ky s’ngjan me asnjë tjetër!
 
Lexoj e rilexoj këto fjalë të nxehta,
dhe kthej kryet më një anë.
Se s’dua as vetja
t’më shoh lotin e vrarë!
 
Ti je këtu mes rreshtave,
dhe mes shkrimit më shikon mua!
Ky shkrim po mi thotë të tëra,
ato që s’ke mundur t’mi thuash.
 
U preka këtë mëngjes pranvere,
më ngeci mendimi në fyt!
Dhe lotin gëlltis.
 
Ti ke mbërritur që dikur,
thjesht në shtëpinë time.
Pse qe fshehur kaq vite
raftit e s’më dilje?
 
Ti je këtu me mua,
më flet në fletën e shkruar!
Zërin të dëgjoj tek thua:
Jam këtu ndër librat e tua.
 
Lexoj e lexoj mes lotit,
shkrimin e njoh, je ti!
Pse ma ke lënë kaq fshehur,
E unë e gjeta tani:
 
“Me shumë dashuri Kur ta hapësh
Do t’kujtosh takimin e parë…
Besoj se jemi të lumtur
këto çaste që u pamë!”
 
E lexova dhe ulem e goditur,
ku të të mbaj, më thuaj!
në zemër a në duar?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s