Poezi nga Arqile Vasil Gjata
Anxhelina
Anxhelina me kokën mes reve
kalon orë intime me poezinë.
E kapluar nga zelli nuk resht
së kundruari imazhet e kujtesësë.
Pështjell nga brishtësia, ajo
e kapërcen monotoninë,
zgjaten duartë e saja nëpër qiell
të mbledhinë shkronjat
…më pas, me pak trishtim
vjenë e sodit pyjet vjeshtake që po verdhojnë.
Si çdo mëngjes, më shkruan për librin
që ka në mendje, të m’josh lotin tim
me të panjohurat e dashurisë së verbër…
Fillim vjeshte 2016-09-11