David Herbert Lawrence
Kalendari poetik: David Herbert Lawrence (1885-1930)
D.H. Lawrence, shkrimtar, poet, dramaturg, eseist dhe piktor britanik, u lind më 11 shtator 135 vite më parë. Kritika e mban si një nga figurat më të shquara të letërsisë britanike të shek XX. I tij është edhe romani “Dashnori i Lady Chatterley”, libër që krijoi zhurmë të madhe kur u botua, dy vite para vdekjes së autorit nga tuberkulozi. Për shkak të shëndetit të brishtë shumë vite i kaloi në Itali. Vdiq në një sanatorium në Francë, më 2 mars 1930. Ja një poezi prej tij:
NË DRITARE
Përgjojnë pishat erën e vjeshtës që me pëshpëritje
Seç u thotë plepave që qeshin e gajasen;
Ndërsa shtëpia e ditës ul qepenat e lindjes.
Poshtë, andej nga lugina varret sikur mpaken,
Mes mjegullës së hirtë, pranë njëri tjetrit qasen
Dhe dritat e rrugës, papritmas, sikur përgjaken.
Gjethet ndërsa futurojnë i thonë një fjalë
Fytyrës që natën vështron ngultas prej dritares
Me sytë e mbushur me errësirë dhe mall.
© shqipëroi Maksim Rakipaj