Poezi nga Behar Beqiri
ADOLESHENCË NË KUJTESË!
(Edhe për shpirtin tim)
Të ka marrë malli për netët e gjata,
Rënduar mbi sy,mbushur me bukuri e si figurë,
Kur prisje të zbardhej nata nga lindja,
Fustanshkurtra të shfaqej tek ti,plot hir nur!
Të vjen mjaltërisht syrit,frymës aromës, Shpirtit,kujtesës, ëndjes e historisë së syrit,
Një çast,segment hënor, që dot ti s’e gjen,
Më kurrë,as 15 vjeç e as 37-të.
Një bishtalec që lagte sytë në çesme,shikimin kuturu,
Dhe hidh e prit lundronte bukur në sytë e tu!
E përsëri Gano,kaloje një natë pa gjumë!
Vjen një motiv njerëzor,segment dashurie,
Kaloje një natë mes muresh e vijash, Ndërthurur,ëndrrash marroke,
Adoleshenca është krejt fluide!
Fryma,gjaku,shpirti,ndjenja,krejt vetvetja,
Janë robinjë magjie!
E bukura adoleshenca Jote!
E imja dhe e Atyre!
Kujtesë e rëndë,rrotullohet vitesh,
Një ton në peshë, vërtet rëndon,
Mbi krahun tim-u thaftë,mbete mbështetur,
Një cikje nëpër derë,e lehtë një cikje,
Ti doje që të ishe grua,
Unë vdekur,shastisur,arratisur qiellit,
Magjepsur më shumë se sa kurrë:
Doja dhe unë,doja të ndihesha BURRË!
Me psherëtima mbushur,sikur të ishim sot.
Veç kot,po bukur e shumë e ngrohtë,rishfaqesh,e afrohesh,
Se sa më shumë dritë e nota nostalgjie mbërthyer,
Adoleshenca pamëshiras lëshohet.
Na qeshet buzas dhe me ne zë e tallet!
Përqeshet,harliset,në ikje tallas na thotë:
“U plakëm,vërtet u plakëm!”
Dhe mbetëm VETËM SHOKË!