Poezi nga Merita Paparisto

Poezi nga Merita Paparisto

 

Prag vjeshte

Një diell tinzar qiellin e gabuar
përndrit përditë.
…oh… ditet po tkurren…
abortohen të lodhura një nga një…

Stinët me dolli të zhurmshme
rrëkëllehen në grykë të viteve
dhe kohë s’kam
të gjej një shtrat për rrënjët
që rrëgjohen dita ditës….
të pa mbjella…

©M.P. ( Vëllimi me poezi “Përtej…” 2018)

 

I dashuri im është zog

I dashuri im është zog
me krahët e gjatë
dhe me sqepin e fortë
inicialet m’i gdhënd në barkun tim,
në anën tjetër të lumit e ka shtëpinë.

Kënga e tij është klithmë
ujrat i shpon dhe shkon bashkë me to
të kripet në det.

Në kët’ anë të lumit
kur muzgu zbret,
dal në dritare
gjoksin e hap
dhe pres ta dëgjoj
kur natës i klith
ujrave, drurëve, njerëzve, urave
i klith.
Herë ashpër herë butë.
Herë mbytur melankoli e dëshpërim
here thjesht me një rrokje
këlthet emrin tim
… e klith.

©M.P. ( Vëllimi “Solstice” 2020)

 

Eja të luajmë shtëpiash

Do vish të luajmë shtëpiash?

E mban mënd, kur dilnim nga kopështi?
Ishte kaq thjeshtë, mbasdite të brishta
koha e ngrohur dhe kumbullat nusëronin.
Me grykëset e bardha , kurorë luledelesh në kokë

Kishte nga një folezë të fshehur
në qoshe të çdo bahçeje
për zogj të pafajshëm të lire
me pupla të parritura.

Do vish pra të luajmë shtëpiash?

Për sa kohë që këto drurë akoma
nuk janë shndruar në dyer,
dhe rrezet në shina pa fund-fillim
në udhë të një treni carusel
që në rreth-rrotullim shkon dhe vjen…
për sa kohë që është akoma aty ai çasti
kur ti duke më përcjellë qëndron në stacion,
në krahë më shtrëngon dhe më pëshpërit në vesh
“Haj’d’ martohemi?”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s