Poezi nga Zamira Agalliu
Fjala e Lirë
Fjala e lirë
Ecte lakuriq
Në këmbë, hijerëndë
Elegante, e mirë
E bukur, e dlirë…
Shkuan të lënduarit
I hodhën peshqirë!
( nga vëllimi poetik “Mall i Arratisur” )
***
Ç’po ndodh kështu me Trëndafilat?
Veç arom nuk kanë!
Nuk njeh kufij, njeriu me trillat!
………………………………
Ç’po ndodh kështu me njeriun?
Veç ujë dhe dritë kërkon!
Ia fshehën Diellin, ia ndalën shiun!
***
Na shoqëruan prindrit për dore
Drejt etjes, dijes, jetës
Drejt udhëve të lulëzimit
Tani ky ligj i egër i natyrës
Na detyron t’i shoqërojme
Drejt së vertetës
Drejt amshimit!
a@z