Letra e pashkruar / Poezi nga Ana Toma

Poezi nga Ana Toma

 

Letra e pashkruar

Nuk e mësova kurrë,
nëse ishin gërmat apo fjalët,
që unë aq shumë i dëshiroja;
apo ishte bota ime shpirtërore,
bosh dhe e palumtur
kur, të shkruarit e një letre kërkoja
me dëshirën e vetme
komunikimin mes shpirtrave tanë!
Emocione të lëna në mes
pëshpërima pafund
paragrafë me mijëra nënkuptime.
S’ di ku puthen mendimet me fjalët në vazhdim
nganjëherë humbet dhe lidhja
mes renditjeve
harruar shpesh prej emocioneve
të pa përshkruara,
të pathëna në letër.
Ndaj të kërkova të më shkruaje!
Të ëndërroje edhe ti si ëndërroj unë,
me zemrën dhe krahët hapur
qiejve të kaltër dëshirash,
pa asnjë frikë për të nesërmen
duke shpërndarë energji pozitive
siç shpërndan Dielli rrezet e tij të dritës,
mbi shpirtin tënd aq të bukur,
rrethuar me kurora ëndrrash
të paprekshme, eksituese!
Mbase të kërkova shumë,
ndaj kurrë s’e mora atë letēr të pashkruar,
ose, adresën e shpirtit tim
padashje e kishe harruar!

©️Ana Toma
September 26, 2020
10:40 p.m.
Cheshire, CT

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s