Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

***

Nuk kam fjalë për të thënë, më asgjë
As ti mos fol,në më do akoma mua
Lëre heshtjen që midis nesh ajo të fle
Edhe mungesĕn kur ëshrë e jotja unë e Dua!
………………
a@z ( nga vellimi poetik “Mall i Arratisur” )

 

Kur dashuron qytetin ku jeton
 
Kur dashuron qytetin ku jeton
I dashuron edhe retë gri
Dashuron një zë e shpirti të vlon
Edhe gjurmët ku shkelje ti!

Dashuron, pikat e shiut mbi çadër
Ohh, ç’simfoni!
Dashuron, edhe pellgjet e lagjes
Ato që kapërxejmë hop, si femijë!

Dashuron Diellin kur lind mbi kodër
Edhe perëndimin që shtrihet mbi det
Dashuron Hënën dhe yllin e vogël
Dhe të duket vetja Mbret!

Dashuron, flokët e verdhë kaçurel
Dhe sytë e kaltër kristal
Dashuron buzët e ëmbla reçel
Dhe trupin e sirenës si valë!

Dashuron shtëpinë me gurë ndërtuar
Muret përrreth si kështjellë
Dashuron borzilokun që ze Nëna me duar
Edhe qepujkat e njoma kur mbjell!

Dashuron pragun e vjetër ku je rritur
Gërshërët e vreshtit të hardhisë
Dashuron aromën e dashur të Babait
Kur nxjerr nga llullani, ballin e rakisë!

E Dua shiun, erën, borën, lulet
Më mbushin krahët e muzës plot
Pastaj, Pegasi në gjunjë më ulet
Pastaj, fluturojmë pa adresë, ashtu kot…

 

Kamarierja

Kamarierja e vrenjtur në sy e vetulla
Përshkon lokalin me tabaka në dorë
Diku i kishte humbur asaj buzëqeshja
I shihte të gjithë klientët si tutor!

Moj vajzë e bukur plot hire e ngjyra
Mirësjellja dhe buzëqeshja janë etikë
Çeli sytë e bukur që t’i fali natyra
Shkëlqe o Diell, shkëlqe pa frikë!

Buzëqeshjen vish si një divizë tjetër
Buzëqesh, por jo,  për sy e faqe
Buzëqeshjen ruaj si relike të vjetër
Buzëqesh, o gaz, o mall,  o Paqe!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s