Poezi nga Genta Sahiti

Poezi nga Genta Sahiti

***

Ah, sa tradhëti mbi gra!

E njoh këtë jehonë të thellë prej kohësh,

kane kalue ktyne shtigjeve mbi udhën

 e trupit që ka pshtue shtrëngatash,

pa ja mshel sytë vetit.

Ti ishe vetja jote ma e mirë,

versioni i zanave të malit që thirren shtriga

 prej trimave t’mbushun frikë që gjethin e vjeshtës e kanë ma t’randë se arkëmortin, këllira që edhe me i shkund

nuk jua gjen zemrën kurrqysh.

Duket urrejtje, por asht revoltë që don

 me djegë e me shemb padrejtësitë që të ngarkoi jeta, nji mal si zhguall mbi kurriz. Hidhmi poshtë po deshte!

 Tash tē njoh e ti hiç mos fol!

Të tanë duen me shiju bukurinē tande,

 pa ditë me hy nē mrendsi t’shpirtit tand

 që asht nji labirinth i njomë si burimet

e Veriut që kanë etje për dashni t’pastër

 e nuk ngopesh tu pi e tu pi.

Po ç’randsi ka kjo përpara nji nazllëku,

para nji perqafimi tan aromë shpirti.

 Nji dashni e plotsume kudo që arrihet,

mbetet shije me dëshirën të kthehesh,

të kthehesh, të kthehesh pafundësisht.

Të dukem budallaqe, ë?

 Ndoshta e shkela, por e bana me qëllim.

 Ftyra jote sot më trembi, më smuri.

E shkreta Rozafë mbulue ne dhé

E ty as gji, as dorë me përkund nuk t’lanë jashtë.

 Shkrova shumë llap- llap, po nuk lshohen i thartuem, qiell bosh, toka bosh, zbrazti…

Njerëz t’parritun, t’pa yrrnek.

E nesërmja vetëm e nesërme s’mundet me qenë.

Afrohu ta ledhatoj ballin…

E di, jam vonë.

Nuk t’ka pëlqye heshtja jeme.

Me shkrue për zemra t’trondituna e t’plagosuna, asht me zbrit deri te ndjesitë drithëruese e me u nda si shinat e trenit.

 Po unē femën jam, bukuri që vret.

 Shumē krenare me u nënshtrue.

Herë jam xhind, herë sfinks, jam dhe burrë i ashpër, herë-herë vajzë që t’merr në qafë, herë si plagë, herë si dashni, shpesh si dëshirë e makth. Herē ngrij, herë përvloj. Sa pinë ujë në kroin tem ju shtohet etja, mandej bahem urë e i nxjerr matanë….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s