Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka

 
PUSI
 
Jam rikthyer në një kohë tjetër
te pusi i moçëm dhe pyes “ ku do të jetë “ ?
Suprina e qelqtë, me shikon më të vjetër
dhe rihedh kujtimin me një pluhur të zbehtë.
 
Thellësisht në fund, dje… fytyra e saj,
mbi pasqyrim i buzëqeshte shpirtit të rinisë,
Sot një gjethe mbi pamjen gati si vaj,
e prish portretin ,teksa dridhet thellësisë.
 
 
 
 
HESHTJE ZEMRE
 
Kuptoj arsyen përse të dua,
Kuptoj atë që heshtjes bluaj
Atë që ndodh vetëm tek mua
Ti ikën fatit , krejt e huaj.
 
Po ikën dielli , majës larg,
Ca shpezarakë varg e varg,
Plot me kapriço dhe magji
Flatrojnë lindjes , kushedi !
 
Një lumë shushurin në brigje
Këndon dhe llokoçit e bredh,
E arta hënë lart ndjek shtigje,
Mes reve dhe fytyrën kredh.
 
Ngadalë shpirtit muzgu bie,
Demonët dalin nga çdo hije,
Dhe mbyllen fatet si me dorë,
Por ti si hena ne debore,
 
Që akullsisë rend , vozit,
E gjithsesi edhe pse ndrit,
Madje si ylli i praruar,
Me tjetër kënd je dashuruar.
 
 
 
 
ASGJË NUK NDODHI
 
Shikoni! Zbret poshtë nga shpatet
Vija e zjarrtë e diellit mëngjesor .
Kthehu ! Kthehu përndritje, ndiz fatet,
Që dje u përpëlitën harimit njerëzor.
 
Pa ardhur agimi asgjë nuk ndodhi,
Sepse errësires pamjet nuk u shfaqen ;
As të sapolindurit që bushtra polli,
As qentë që plehrave u shqyhen natën .
 
As udhëtari i vetmuar dhe i paqartë
Që u çapit në rrugën poshtë blireve,
As loti i vogël ,si sumbull i artë
Që vajzës i ra jastëkut prej hireve.
 
As lumi s’u ndje .Në heshtje, ngadalë
Në shtratin e vet vrapoi i përgjumur,
Aty, këtu, zbardhoi ndonjë valë
Nga hëna e ngrënë mes resh dhe e humbur.
 
Shikoni ! Zbret poshtë nga shpatet
Vija e zjarrtë e diellit mëngjesor .
Kthehu ! Kthehu përndritje ,ndiz fatet,
Që naten u përpëliten harimit njerëzor.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s