Poezi nga Agron Tufa

 
 
Poezi nga Agron Tufa
 
 
 
***
 
Herë pas here asht mirë me vdekë,
ose, të të paktën, me hupë celularin
(çka asht e njajta gja). Mandej me pritë
m’u kthye t’përmallta prej syrgjyni
bujtja n’vetvedi, paqja e vetmitarit.
Sa i sigurt në ty asht vendstrehimi?
 
Për botën ti je sustë, trampolinë, shkallare.
Mbi ty ven kambën gjindja, hov përpara
ku e ndjell fort andrra, utopia, deliri…
Mandej për ty s’don me ia dijtë kush fare.
Turma kur të turret? Përgjërime t’fisme…!
 
Del se për ta ishe folje gjysmëndihmëse
që shtjellon më tej një sintaksë të huaj,
që askurrë s’e deshe, që askurrë s’të lypet,
që tjerr ligjërimin llapaqen ku, thuaj,
vetë kurm’ i mendimit nis e përpëlitet
gjer bjen shyt i vdekun. Vallë do kesh kurajë
derrin që e rrite me e thirrun “dajë”?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s