Poezi nga Teuta Dhima

 
Poezi nga Teuta Dhima
 
 
 
AJO
 
Ajo e mbante me vete një copëz det,
madje ndër flokë fshihte pak puhizë.
Dikush i pat thënë njëherë
që sillte parfum valësh
dhe për këtë, ai dëshironte të ishte breg.
Ajo i bridhte brigjet
me këmbët pa sandale.
Shkruante poezi mbi rërën e lagur
me pendë pulëbardhash tek-tuk lëshuar.
Ndër xhepa, mbante guacka
që rërën e fundit e shkundnin aty
dhe mbyllte ditët e saj ndër shishe
për t’ua besuar dallgëve të sajin ditar.
 
 
 
UDHËS SË DRITËS
 
Sirenave, lotët ua merr deti
ndërsa mua më rrokullisen faqeve.
Teren, duke formuar rrugica të heshtura
nëpër të cilat, vrapon për të ikur lumturia.
Jo! Atyre rrugicave nuk do të shkoj më.
Shpirti nuk dua të më mbetet pezull
si një hark pa kordë.
Nuk dua që trokitjeve në xhamat e kujtesës, t’iu përgjigjet dhimbja.
Terrin, do ta gris si letër
e udhës së dritës do të shkoj.
Dëshirat, do t’i ul në pragje realizimesh
dhe zemrës, që si një varkëz përplaset pas molit,
në dashuri do t’ia hedh spirancën.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s