Kalendari poetik: Aldo Fabrizi (1905-1990) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
 
Aldo Fabrizi
 
 
Kalendari poetik: Aldo Fabrizi (1905-1990)
 
Sot, më 1 nëntor, mbushen 115 vite nga data kur u lind në Romë Aldo Fabrizi, aktor, regjisor, skenarist, producent e poet italian. Aktor shumëplanësh, shkëlqeu si në role komike dhe dramatike. Bashkë me Alberto Sordin, Anna Magnani-n etj., paraqiti thelbin e shoqërisë romane ndër vite.
Familja e tij nuk qe në gjendje të mirë ekonomike; nëna e tij kishte një tezgë ku shiste fruta perime; i ati e la jetim kur Aldo ishte 11 vjeç. Gjithsesi asgjë nuk pengoi talentin e tij të shpërthente, bëri gjithfarlloj punësh edhe karrocier, por 23 vjeç botoi përmbledhjen e parë poetike, kurse si aktor shkëlqeu në rolin e priftit në filmin “Roma città aperta” të Roberto Rossellini-t.
Ja shqipërimi im në përvjetorin e artistit kryeqytetas italian:
 
M’THOJTE PLAKU…
 
-Hap syt mir! – m’ka pas thon’i shkreti plak,
-ka rob q’i japin llapës me ‘jfar feje,
ka qi hyjn mren, e mrapa thojn “me leje?”,
ka rob qi nrrojn menje si mreti grat’.
 
‘Ne pri kaptinderrve duhet m’u rujt,
ka e vetja mazalla, nuk lujn kurr’,
ka qi dorën japin ftofët, si gur,
ruju pri atijt qi rastin rrin tu gjujt.
 
Ruju atijt qi t’don për interes
ne t’thot gjithmon’:-“Ke t’drejt! Po mër jahu!”
ka hallin vetëm sa të t’fusi m’thes
ene mrapa, veç kur ta fut sa krahu.
 
Por vasijeti parë qi kom për ty-
-larg pri atijt, qi t’flet e s’shef në sy.
 
© gaditi pri dialektit romanesk në të folmen tironse
 
 
 

Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s