Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 
Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi
 
 
 
PA PORTOFOL
 
Shkujdesur, nata
trokiste
në hyrjet dhe daljet
mendimeve
të saj pajtoheshin
të gjitha
protokollet e saj!
Pa portofol.
Kronologjikisht, ε zbërtheja
dhe ajo
tkurrej… në numërin
e rritjeve të saj
zhgërryer, si pikat e heshtjes
ndaj frikës
së shprehur, në mendim
terri…?
Bashkëjetonte dhe na
kërkonte
jetën, ta nxinim në
bashkëveprim.
Ashtu, mes përuljesh
u afruan
në zbehtësi bukurie
të shtrihej
jeta…?! Drejt shuarjes
natores
hapeshin dhe zbrazeshin
portat e errësirave
numrit zbuluar!…
Nuk i gjetëm.
 
 
 
RUTINË JETE
 
Ujëvarë e shkurtër
vitet…!
Na kërrusin dhe thyer
Udhëve që
nuk mbritëm, u rritem
në shuarje drite
udhëkryqet, pa semafor.
Trupi, i ngurtë
i ngushtë, i shtrydhur
jetës
pa analizë, pa një sistem
optika…?!
Ngjyrave të akromatopsisë
pa përshtatje
syri, nuk gjeti përmirësimet
në kataraktet e tij
shtrihen hijet?! Konkuronin
errësirat?!
Gri, si hijet gurta
përplasur dhe
thyer gurit dhe Ne…!
Apatik në
ndryshimet e arkitekturave
kërkonim
mendimet e tyre
zbërthyer në
indiferentizmin jetësor
na udhëtojnë
vlerave, pa përjetësi.
Përjetësi
ndertimore…? Në çatin
e botës
zbërthyer mëshirës së
gjithësisë
shtrinim… programet.
Ato, të çakorduara
pa ngrohtësi
drite dhe drita…?
Edhe drita
njohjeve depërtoi e ftohur dhe
e uritur
mes zbehtësive dritën!
E përçmoj dhe
i kërkoj…! Zgjerimet
e volumeve
vëllimet… e munguara ndaj nesh
dhe Ne?!
Rritemi, jeta, pa dyer
dritaret…!
E shkulura, digjen njerrëzit
ngricave
shpaguar në portat e pritjeve
të stërgjatura
“ngjeshur” bisedimeve
shtrinin
shtrengatat stinore!
Nuk munguan
ashtu lëshoheshim si
pika… loti
strehëzave pa njeri tjetrin
na vrasin
çdo mendim. U rritëm
vetmive
mbi një shikim të nxirë si
mbi filxhanin
e matur syrit dhe
vështrimit
të fallxhores shkulur prej
thellësisë së
errësirës të kafesë shpërbëheshin
mendimet?!
Si flokë të shpupurisura
të hallakatura
zgjimit, shkarkoheshin
si një uri
e vështirë në brishtësi
bukurie
kohës…, i qëndrojmë.
 
 
 
ANTAGONIZËM
 
Si t’i shteroj, si
ndrydhen
rrezet diellore skepticizmit si
t’i shikoj…?
Si mund t’i shtroj
rrudha
diellellores, t’i formoj?!
Në përballje
errësirash ndrydhur
kërkesave
të errësirës, t’i sheroj.
Nuk t’i përball
mbi të drejta, konkuruese
bukurie dhe
drejtësie, syt e tu!
Zbresin
shkëlqime, lartesie dhe
drite!…
Nuk të kërkoj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s