Poeteka e Aristotelit me shqipërim nga Prof. Anton Nikë Berisha / Nga Elvi Sidheri

 

Poeteka e  Aristotelit  me shqipërim nga Prof. Anton Nikë Berisha

Porsa pa dritën e botimit një shqipërim me vlera madhore për letërsinë dhe përkthimet në gjuhën shqipe, që sjell në gjuhën tonë Poetikën e Aristotelit, (me titull në shqip “Qasje Artit Poetik”), këtë vepër që i ka qëndruar shekujve dhe mijëvjeçarëve, duke u marrë gjithmonë si shembull dhe pikënisje nga breza të panumërt dhe duke përbërë sakaq njërën nga shtyllat e kulturës letrare perëndimore, nga lashtësia gjer në ditët tona.

Ky shqipërim nga profesor Anton Nikë Berisha, i ofron lexuesit shqiptar sprovën mjeshtërore që Aristotelit i fal përshtatjen më burimore në gjuhën tonë, dhe duke pasur fatin të jem pjesë e kësaj pune të jashtëzakonshme letrare, si redaktor i kësaj vepre të botuar nga Argeta LMG, do të paraqes më poshtë fjalën time përmbledhëse kushtuar kësaj vepre:

“Pas një leximi plot ëndje dhe vëmendje, në çastin që e mbarova përkthimin e Qasje artit poetik të Aristotelit nga Anton Nikë Berisha, disa mendime m’u përvijuan vetvetiu në mendje.

Anton Nikë Berisha

Përkthimi në fjalë i këtij gurthemeli të artit poetik botëror, ka përparësinë madhore se është bërë me përkushtim, dije të thella dhe duke përdorur metodën krahasuese, mes disa përkthimeve të mëparshme prej gjuhëve të ndryshme që Anton Nikë Berisha me të drejtë i ka përmendur, por edhe seriozitetin e tij të dëshmuar si njeri i gjuhës dhe kujdesin e skajshëm për ta prurë sa më pranë burimores këtë vepër.

Kjo më pëlqeu edhe më shumë, duke qenë një veçori e përkthimit të tij, që duke e sjellë sa më kuptueshëm në shqip, 2300 vite pas shkrimit të kësaj vepre, ai ka ruajtur gjithsesi frymën burimore, tiparet dhe formën e vetë Aristotelit, sepse përndryshe vepra do të ishte padyshim e përçudnuar (si ndodh shpesh në përkthimin e klasikëve të lashtësisë), duke humbur përmbajtjen dhe tingullin e saj të mirëfilltë.

Është këndshëm kur vepra ndihet e lashtë, edhe kur e lexon në 2020, po sërish është e kuptueshme, e kjo është merita e veçantë e këtij përkthimi.Qasje artit poetik rrjedhimisht do të përbëjë ndoshta një pikënisje, një udhëzim për përkthyes të tjerë, që duan të lëvrojnë letërsinë antike”.

 

Nga:  Elvi Sidheri

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s