HISE DIELLI (E shkruar për Ilia Lëngun) / Poezi nga Alisa Velaj

 
Poezi nga Alisa Velaj
 
 
 
HISE DIELLI
(E shkruar për Ilia Lëngun)
 
Mëngjes përmbi lisa.
Drita rrjedh butë butë nëpër damarë të drurëve.
Rrjedh e shushushurin nëpër degë e gjethe.
Veson pikë pikë mbi dorëzonja,
mbi një cung manjole ujit pikëllimën…
 
Ai ecën ngadalë mes për mes pyllit,
duke kërkuar veç hisen e tij të Diellit.
Përndritet në mahnitjen e bimēsisë përreth,
përhumbur në fluturime trishtilash e gushëkuqësh.
 
Kërkon “Arin e Kohës” ai burrë,
ndërsa përgjunjet para kërpudhave të porsambira.
 
Ato nuk ishin aty para agut.
Kanë hedhur shtat pas shiut të natës,
që rigoi jetë nëpër tokën e etur,
ndërsa ai dhe ne ishim robër të gjumit!
————————
 
“Kërkoj Arin e Kohës” është deviza e poetit surrealist francez Andre Breton.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s