Poezi nga Safet Hyseni

 
Poezi nga Safet Hyseni
 
 
 
MË FOL
 
Mos kërko ëndërr tjetër
Asnjëra nuk ngjason me mua
Sipër resh na u takuan udhët,
Në tokë na freskon një krua.
 
Një fjalë përjetësie pres
Dalë nga buzët tua shegë
Skaj zemrës ta varë
Të jetojë dy jetë.
 
Pastaj më folë për magjitë qiellore.
Pse të dua kaq shumë
Kjo vapë që më mbërthen nga vije
Pse se shuan asnjë lum
 
Më folë edhe për retë ku mbështillesh
Me trupin tënd perri
Më folë edhe për ujin e ngrohtë
Që rrjedh nga sytë e tu t’zi.
 
Më folë për ndjesitë
Dhe shëmtia do ngjaj në prrall
Këtë zbrazëti që më mbërthen
Veç teje askush se ndalë.
 
Më folë për aromën e malit
Për rrugën e atij lumi
Mi afro dy krojet të freskohem
Edhe ashtu s’më zë gjumi.
 
 
 
Buzëqesh e dashur
 
Buzëqesh e dashur hidhi copat e natës si lecka
Ushqej fjalët ëmbël si nëna engjëllin me gji
Merr frymë lulesh nga mëngjeset e freskëta
Të gjithë ngjyrat preki, përkëdheli me dashuri
 
Buzëqesh e dashur buzëqesh, dhimbjen tutje hidhe
Qepi copat e dritës dhe bëje një pikturë
Bardhësinë e shpirtit si bleta nektarin mblidhe
Ikë nga rrëmujë fjalësh është kohë e sëmurë
 
Buzëqesh e dashur buzëqesh, ta ndjej i bukuri sy
Preke ajrin si dallëndyshja me krahë të lehtë
Freskoju në çdo burim kaltërsia është për ty
Mbaj në buzë tufa puthjesh se kemi një jetë
 
Buzëqesh e dashur buzëqesh, kulloj fjalët si mjaltë
Shkelja çdo mëngjes diellit, shkelja të bukurin sy
Bridh me fluturat buzëlumit shiko qiellin lartë
Mbështillu me këmishë resh jeta është për ty.
 
 
 
FUSTANKUQJA !
 
Jo mos më pyesni se çka ndodh me mua
S’është lehtë të thuash pse kohën e huq
Pse loz me fjalë vargje pse shkruaj
Dehur jam nga një grua me fustanin e kuq
 
Jo mos më pyesni për gotën me verë
Aty gjej qetësin flokartën takoj
Të bukurën buzëzjarrtë , më deshi njëherë
Iku me pranverën , s’e di se ku shkoj.
 
Kjo vera e kuqe atë ma sjell çdo natë
I takojmë gishtërinjtë sytë na flakërojnë
Pastaj më vije ëndrra furtunë e shtrëngatë
Marrim rrugën e diellit , qiellit fluturojmë.
 
 
 
BËHU ERË SONTE
 
Bëhu sonte erë dhe eja, eja me ngadalë
Me atë fytyrë magjepse rreze drite në sy
Të zbrazim dy gota të mbushura mall
Yjet gjithë nga qielli do i shkund për ty
 
Bëhu sonte erë dhe eja, eja me ngadalë
Nga qielli më sjell të kaltërtën pastërti
E bukura e shpirtit ngjason si në përrall
Si Zanë mali hidhesh, me atë shtat perri
 
Me valë deti mbushi, mbushi ato sy
Dehe atë erë me të bardhën gushë
Ato buzë të ëmbla zjarr e lagështi
Eja t’i freskojmë duke shtrydhur rrush
 
***
Me hapin e lehtë natës i dhe jetë
Kur erdhe si frymë sytë mbushur dritë
E lehtë si flutur shpirtbardhë si retë
Derdhi flakë puthjet shumë gjatë ke prit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s