Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poeezi nga Sahit F. Osmani
 
 
 
LIRIA
 
A mund të shkelen me këmbë yjet në qiell
aq mund të shkelet gjaku i papërlyer i lirisë
në çdo kohë dhe kur duan që t’ia idhëtojnë
goja ëmbëlsohet me mjaltin e përjetësisë
 
Liria e ka zërin e ëmbël flet me gjuhën e
dashurisë
nga sytë e saj buron drita që e ther terrin
i ushqen kohërat me legjendat e trimërisë
që vdekjes ia prenë kthetrat, e mundën
trimërisht
 
Me shkëlqimin dhe lavdinë e heroizmave
edhe përtej vdekjes rron me dashurinë
rrugët e saj janë të shkelura me dhimbje
të kraharorit ku çel e rrah zemra përjetësisë.
 
 
 
GJËRA TË SHENJTA E TË BUKURA
 
Gjëra të shenjta e të bukura treten në botë
Nën dritën e diellit të pasqyruara me rreze
U lëngojnë ndarjes së dashurive dritëplotë
Zemrat e dashuruara të mbuluara prej reve
 
☆ ☆ ☆
 
Bëhemi të verbër ndaj mrekullisë së jetës
I shohim vetëm gjërat e shëmtuara të saj
Humbim kohë t’i gjejmë rrugë së vërtetës
E gjërat e bukura na treten para syve tanë ,-
 
Kredhur pas lakmisë nga verbëria e mendjes.
 
 
 
KLIMA POLITIKE
 
Klima politike u shqipton baticat e zbaticat
I shtyen rëniet e humbura deri në pafundësi
Me frymën e vet i pëshpërit zjarrit të kohës
Papjekuria lëkundet e zgërdhihet me egërsi
 
Si gjethet pas stuhisë kërkojnë kahjen e vet
Të lara nga shiu të lumtura prej çmendurisë
Që i shpëtuan ngricave dhe zjarrit misterioz
Kërcënimi vdekjeprurës që jetën u shkurton
 
Klima politike mjegullon mendjen e sëmurë
Që ndjell prapësi orëve t’ kurdisura të kohës
Pemë që fryte nuk lëshojnë por mashtrojnë
Me moshë të mykur e thinja të çelura kokës.
 
 
 
DASHURI
 
Dashuri e njomë që s’të lënë të rritesh deri
në fund
ëndrrat tua t’i shpëlajnë duar vrastare me gjak të pafajshëm
ata që s’mund të arrijnë të prekin në thellësinë
e zemrës
rreth teje sillen e në emrin tënd thërrasin gjithkund
 
Ti brenda kafazit të kraharorit me sytë e zemrës shikon
me dorën tënde të shenjtë ledhaton e ëmbëlson buzëqeshjet
që njeriu të fisnikërohet dhe t’i shëmbëllejë së nesërmes
Ti përherë bëhesh fli e re, mbetesh pa u rritur gjer në fund!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s