Poezi nga Teuta Dhima

 
Poezi nga Teuta Dhima
 
 
SHTEGU I ËNDRRËS
 
Prindërit e mi flinin përqafuar.
Në shtegun e ngushtë mes të dyve,
vallëzonte ëndrra.
Futesha mes tyre, sa herë doja ngrohtë
e bëhesha shteg ëndrrimtar.
Ai shtrat tani është i zbrazur si një breg,
që zbatica i ka marrë edhe guralecin e fundit.
Shtrihem në të, dua të jem shteg
por mbetem fushë e hapur
ku erërat fryjnë e tërbohen.
 
 
 
NË SHËN VLASH
 
Qetësi e amshuar…
Edhe zogjtë kanë pushuar këngën.
Selvi degëdrejta shpojnë qiellin kryelarta.
Qirinjtë valëvisin flakën,
digjen të heshtur e bëhen dëshmitarë të mijëra lutjeve.
Në rresht të drejtë apo në formë rrethore
ngulur në rërën e lagësht,
digjen në qetësi dhe qetësi iu falin shpirtrave.
Sikur të flisnin qirinjtë,
sa halle do të tregonin.
Sa lot kanë rënë mbi të tyren flakë.
Sa dëshira janë thënë pa zë,
në heshtje.
Digjen qirinjtë!
Përmes udhëzës rrethuar me rozmarinë
mijëra hapa nxitojnë për t’i ndezur ata.
Tym dhe erë rozmarinë…
Qetësi për shpirtin në Shën Vlash.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s