Poezi nga Arjola Zadrima

 
Poezi nga Arjola Zadrima
 
 
 
 
***
 
Kur të marrin malli për mue,
mos u idhno fort.
Në cep të rrugës asht nji park,
shko atje,
hiqi këpucët, nën kambët e zdathuna
gjethet kërcasin
si zemra,
që rrah e nuk plas.
Shtriqi krahët
lene erën me ti shkapërda mendimet.
Lexo ndonji varg,
ndonjë poezi intime
dhe mendo.
Sido kjofsh unë vi nga mbas,
të rrok, e kryet ta pushoj në gji
kërkush ma amël se ti nuk din me u prehë aty.
Kur të marrin malli për mue
në breg të liqenit
vijnë veç pëshpërima,
të due, të due si e marrë,
por kjo asht poezia,
dikush shkruen për pyllin,
dikush për liqenin,
ndokush për valët,
unë vdes për ty.
Edhe kët nëntor jena kaq afër
kaq larg.
Të mendoj çdo çast dhe andrroj
me u ba pupël,
e kur të jesh rrugës
me të ra qafës,
prej qiellit,
prej pemëve
a prej dashnisë
n’ dashtë.
 
 
 
***
 
Jam grueja e dashnive të marra,
puthjeve të thella,
pasioneve të çmenduna.
Jam grueja që duhet me m’dashtë
e me m’drashtë
se jam ferr e parajsë bashkë.
Më shih e më njih,
jam pemë e lashtë
ngulun në kohë të vjetra,
as gjallë as vdekun nuk bahem tjetra.
Jam grueja që të shoh drejtë n’sy
e ti s’mundesh me m’pasë!
 
 
 
***
 
Vetminë teme e ndeshë kudo,
në librarinë përballë
në librin e një autori që s’njoh,
në rrugët e një qyteti antik.
Diku në parkun e heshtun
në zemër të vjeshtës,
në melankolinë e gjetheve.
Se vetmia jeme asht e brishte,
intime
edhe gjijtë i mbulon me stinë.
Muejin që shkoi u trash,
u njehësue me qënien.
Sonte fiket kafeneve
të këtij qyteti që zbrazet
prej frymorëve,
e pushtohet prej fantazmave
të natës.
Edhe kambët hollake shpejtojnë ritmin,
më degdisin
rrugicash të errëta
për në shtëpi
ku orenditë mbajnë frymën
e një gruaje të kredhun
në mendime.
Vetmia jeme e shenjta vetmi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s