Poezi nga Sabit IDRIZI

 
Poezi nga Sabit IDRIZI
 
 
 
AUTOPORTRET
 
Një memec
Në një rrugicë qorre
Që po shurdhohet
 
Një i pagojë fatkeq
Që po harrohet.
 
 
 
PËRPJEKJE PËR TË TROKITUR NË DIÇKA QË PO MUNGON
 
Është krijuar njëfarë mishmashi nëpër letra e faqe të ndryshme interneti
Sa që klithmat tona të lëshuara nëpër to
Nuk po i dëgjon më askush
 
Veç një gojë që flet po më mungon
Që ta lëshoj një zë të fuqishëm
E ta zgjoj nga gjumi Nënën tonë të Kaltër
 
(Sa të rëndësishme këto shpella të pështymta
Që vetëm edhe me një dhëmb
Mund ta hanë një Shkodër)
 
Nëna jonë e Kaltër
Edhe sa miliarda e miliarda Shkodra duhet t’i hamë
Edhe sa të tjera t’i hedhim si tepricë nëpër plehra
Para se t’i kthejmë sytë nga ashtlëkurët e Jemenit.
 
 
 
TJETËRSIM ÇORODITËS
 
Ç’hall kanë njerëzit
Që përpiqen të jenë
Ata që nuk janë
 
Përveçëse mjerim shpirtëror
Asgjë tjetër
Nuk sheh në pamjet e tyre
 
Sa bukur do të dukeshin
Po të ktheheshin
Nëpër lëkurat e tyre.
 
 
 
S’DI KU
 
As krejt e fikur
As shumë e përflaktë
Më vjen dikah një rreze
 
Natë është
E unë s’di ku ta mbjell këtë fidan drite
Që t’mos m’i humbë fara diellit.
 
 
 
ATDHEDASHURI NË DY VERSIONE
 
Deri kur dysh-dashuri
Ju kafsho
Unë vjell mushkëri
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s