Kalendari poetik: Paul Celan (1920-1970) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Paul Celan
 
 
Kalendari poetik: Paul Celan (1920-1970)
 
Sot është 100 vjetori i lindjes së Paul Celan, poet rumun me prejardhje çifute, gjuhën e nënës kishte gjermanishten, gjë që e ndihmoi të njihte poetë si Gëte, Rilke, Rembo. Vendlindja e tij, Bukovina, atëhere i përkiste Rumanisë, më pas ish-BRSS, sot Ukrainës. Shkoi në Berlin për studime në vitin 1938, kur u kthye vendlindja e tij qe në Bashkimin Sovjetik, kështu që s’mund të lëvizte më. Më pas vendi u pushtua nga gjermanët; prindët i vdiqën në kampe përqëndrimi, Paul shpëtoi prej atyre kampeve duke punuar si ndihmës në një klinikë psikiatrike; më 1945 u vendos pushteti komunist, pas nazistëve filluan përndjekjet e të kuqve. U largua drejt Evropës, në Vienë, pastaj u vendos në Paris. Gjendja e tij mendore pësoi një goditje të fortë kur vejusha e poetit francez Yvan Goll e hodhi në gjyq për kopjim, Arriti ta rrëzojë akuzën, por pasojat që i la kjo tronditje i vuajti gjithë jetën. Një natë prilli në vitin 1970 i dha fund jetës duke u hedhur nga ura Mirabo mbi lumin Senë. Ja një poezi e tij:
 
 
SHSHSHËTTT!
 
Shshshëttt! Një gjëmb të ngula në zemër
sepse trëndafili, trëndafili
me hije pasqyrave rri, ndaj përgjaket!
Qysh atëhere rridhte gjak, qysh kur përziem po-në
dhe jo-në bashkë
dhe me gllënjka të gjata e pimë,
sepse një gotë kur beftas nga tryeza ra, tringëlliu,
kumbim i saj, një natë më të gjatë dhe më të errët se ne paralajmëroi.
Si të babëzitur e thëthimë:
e hidhur, vrer,
sado që shkumbëzonte si verë.
Ndoqa vështrimin e syve të tu
dhe gjuha belbëzoi ëmbëlsisht…
(dhe ende belbëzon, vazhdimisht.)
Shshshëëëtttt! Më thellë në zemër do të futet gjëmbi:
ai bën lidhjen me trëndafilin.
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s