Gian Giacomo Menon
Kalendari poetik: Gian Giacomo Menon (1910-2000)
Poet dhe pedagog italian, u lind më 24 nëntor 1910 në Medea (Gorizia) asokohe në Friulin austro-hungarez. Mbaroi universitetin në Bolonja për drejtësi dhe filozofi. Shkroi rreth 100 mijë poezi (rreth një milion vargje) gjatë jetës, por botoi fare pak prej tyre. Pas vdekjes, një grup nga ish nxënësit e tij, nga të gjitha moshat dhe nga disa vende të botës, botuan me shenzimet e tyre një përmbledhje me poezi të mësuesit të tyre, që ata i ruanin prej kohësh. Ja njëra prej tyre në 110 vjetorin e lindjes së tij:
PËRPËLITJE TË KËNDSHME
Mary
më shtrydh
me peshën e skuqur
të vështrimeve të saj.
Një rrënqethje
shpirtin ma përshkon
si rrymë
elektrike.
Përpëlitem
përpëlitem…
© shqipëroi Maksim Rakipaj