POEZIA QË JA DOLI T’I MBETET PËRJETËSISË / Nga: Rami KAMBERI

 
 
POEZIA QË JA DOLI T’I MBETET PËRJETËSISË
 
“Ajo e mësoi të dashuronte,
I dha shpirtit të tij jetë,
zemrës së tij kuptim,
por gjithçka u kthye si në film.”
 
Është hera e parë, që, duke shfletuar librin me poezi “Do t’ia dal” të poetes së re Farije Selimi, të mbetem mes poezive me vargjet të cilat të joshin dhe, të bëjnë për vete që thuash se je figurë apo simbolikë ose temë e trajtuar, për ta kuptuar fuqinë shpirtërore të poetes e cila sikur të detyron, që, të kuptosh se poezia është një ndjenjë e cila ta trazon shpirtin, për të ecur vertikalisht udhëve të jetës me unin tënd si një fitimtar, që i premton kohës, si motet që i jeton, për të mbetur emër në pirgun e piramidës poezi, mu ashtu si kanë mbetur edhe shumë emra të pagëzuar poet apo poetesha, me madhështinë e vargut, që thënë shkurt e shqip, të mbetesh lulëkuqe që petalet e saja i çel mu në palcë të gurit, për të dëshmuar se dashuria e madhe për jetën dhe, suksesin jetik, që është si një flakadan, për t’i fol jetës se sado që të jesh e egër, unë, do t’ia dal të jem piedestal i pirgut, që kohës t’i mbetem dëshmi se shpirti poetik di ta sfidoj edhe të keqen e tokës edhe të keqen e qiellit, kuptohet, kur nën e mbi tokë të kafshon koha e, në pafundësinë e qiellit, re e rrufe, s’të lejojnë as ta shohësh kaltërsinë e as ngjyrat e arta të diellit, kur dita ka dritë e, as yjet e pafund e hënën, kur dita ka natën.
Kështu që, si mes lulishtes ku lulëzojnë lulet edhe mes librit me poezi të poetes Farije Selimi, lulëzojnë, poezi me larushi ngjyrash edhe pse të ndara në cikle, përbëjnë një tërësi poetike ku dashnia e ka fjalën e, përmbajtjen e ka forca e shpirtit poetik, që rri si vullkan e, pret të shpërthej edhe më shumë, në ecjen e jetës duke i pikëluar stinët e motit me ngjyrat më të bukura e me nektarin më të ëmbël, që e mbajnë brenda kurorës dhe nëpër cep të petaleve lulet, që nuk dinë të veniten kurrë, për të mbetur gjithmonë të lulëzuara, që jeta të ketë kuptim, mu ashtu si duket ndër bebëzat e syve të poeteshës Farije Selimi.
Them kështu, ngase janë të rralla e të rrallë poetet apo poetët, që si lulja kur i thur pipat e saj, për të lulëzuar, jetës i japin aromën më të këndshme, që erëmon vetëm dashni si dhe ndjell vetëm dashni, për ta pagëzuar motin e jetën vetëm dashni, që të dëshmoj për kohën se mbi piedestalin e piramidës bashkë me poezinë qëndron edhe dashnia, si pjesë e pa ndarë e jetës, që poetesha me poezitë e vargjet e saja mëton ta mbajë gjithmonë pranverë jete mu si shpirti i saj i çiltër që i jep nur shtatit, që rastësia e pagëzoj Farije e, poetesha do që ta pagëzoj, poezi, për t’i mbetur jetës nur që sdi të vdes kurrë, si hyjneshat të cilat ecin nëpër mileniume me nur dashnie dhe, që dashninë e kanë të vetmin ushqim, që i mban përjetësish në jetë, si poezitë që s’dinë të vdesin kurrë.
Fundja, mes poezive të poeteshës Farije Selimi, që gjallërojnë brenda librit “Do t’ia dal”, lirshëm mund të them se çdo njeri, që e jeton jetën me shpirt poetik, do t’ia del, që të jetë fitimtar karshi sfidave më të mëdha jetike, që na i jep jeta e, jo si ne që herë-herë, harlisemi e herë i sfidojmë, duke mbetur edhe më tej, mes frikës, që edhe frikën e kafshon, për të thënë: unë kam liri e ajo emrin e ka dashni.
Ndaj, lirshëm mund të them se poetesha Farije Selimi me librin e saj “Do t’ia dal”, libër që s’ka [përmbajtje ngase emëruesin e përbashkët e ka poezi dhe, si poezi s’do të jetë e ndarë edhe pse secila poezi e ka titullin e saj, por, nuk lejon kurrë të ndahet nga tërësia sepse ndjenë dhimbje, njëjtë sikur lules, kur dikush ja këput petalet.
 
 

Nga: Rami KAMBERI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s