Poezi nga Merita Paparisto

 
Poezi nga Merita Paparisto
 
 
 
Solstice
 
O dhimbje e ëmbël
vjen e shkon si erë
ngre vrunduj gjethesh të thara
në pranverë…
e asnjëherë s’dihet nga ç’grykë del.
 
Ajme!
ish’ kaq e dhimbshme
të mbyteshin në syte e mi
zogjtë e nëntokës ku nuk ka qiell.
Atje, është vjeshtë e vonë, çdo kohë
diamante të ndezur janë yjet dhe sytë
në një sfond të errët, mavi.
 
Po shtegton dhe ti shtërg i qiellit,
në anën e errët të hënës
klith, ngjyhesh në të zi,
me sheh mendueshëm dhe shkruan.
 
 
 
Muaj pa flatra
 
Nëntori e ka zemrën të ftohtë
dhe të rëndë
flatrat e zverdhura tashmë
këputur dhe rënë një nga një
 
Era nuk ka me kë të luaj më
e egërson çpimi i degëve të zhveshura
dhe fishkëllen e zemëruar
 
Më dhëmbin yjet në shpinë
planetet më shohin shtrembër
Mërkuri u kthye mbrapsht dhe iku
pa reflektimin e tij nuk e gjejnë udhën fjalët…
 
Mblidhu pra, në një qoshe në pozicion fetusi
dhe fli gjumin e dimrit si ariu…
derisa të zbardhë dëbora e parë.
Dhe të vijë muaji që të rilindësh përsëri.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s