Skica nga Rudina Muharremi Beja

 
 
Skica nga Rudina Muharremi Beja
 
 
 
Midis dy botëve
 
Tingujt e vazhdueshëm të ziles së telefonit i lanë të kuptonte rëndësinë e telefonatës që ngutej të mbërrinte .
Vjeshta përtypte ditët e fundit e përreth dukej sikur gjithçka kishte ndalur hapin…
Pati frikë për ndonjë lajm të keq e me një shqetësim të lexueshëm mbi ballin e vogël u përgjigj…
Zëri që foli nga kahu tjetër rrokullisi fjalët si një ortek, pa mundësi stepje e as përgjigje…!
Mundi vetëm të shteronte vështrimin nën gardhin e vetullave e të përshëndeste në fund: Mirupafshim!
E kishin thirrur në kadastër për të firmosur e marrë një çertifikatë pronësie mbetur atje peng i harresava, sirtarëve të ngufatur me letra
Pasi trokiti, hyri brenda dhe përshëndeti
Dy zonja qëndronin pas një xhami të lartë nga ku dukej tavolina e punës së tyre dhe një raft i madh me dokumenta, si dhe një stilolaps për të firmosur.
U prezantua dhe njëra nga zonjat ngriti kokën menjëherë.
Ah, je ti, sa mirë, kisha merakun e kësaj çertifikate dhe dëshiroja të ta jepja me dorën time, para se të shkoj në pension e i lëshoi një vështrim dashamirës.
Zonja tjetër përtypte një çamçakiz e shfaqej indiferente në bisedën e nisur tek përpiqej të bënte një selfie.
Beftas u dëgjua e qeshura e saj duke tërhequr dhe vëmendjen e të tjerëve që ishin në radhë për informacion, ndërsa sytë i mbante mbi manikyrin e kuq të sapo hedhur mbi thonj.
E vjetra e pa me bisht të syrit nga ku çilte një syth buzëqeshje si për të thënë;
“u morëm vesh”, e u ngut të firmoste mbi dokumenta duke vendosur disa vula radhazi, ndërsa ajo fërgëllonte krahut tjëtër të xhamit.
Tërhoqi letrat, përshëdeti sekretaren dhe u largua në këmbë duke menduar:
“Sa habi, në vetëm tre metra vend banonte e tmerrshmja dhe e mrekullueshmja…”
 
 
 
Premtimi
 
Rregulla të reja fuqizoheshin përditë e më tepër duke avitur një deja-vu të frikshme si masë mbrojtëse ndaj flamës që kishte shëmtuar buzëqeshjen e pranverës që shkoi, po trishtonte më tepër vjeshtën,
e me sa duket edhe dimrin që bashkë me gjethet po humbiste edhe shpirtin.
Ah!!!
Në pjatë vajton…!
I vdekuri, vdes sërish kur pranë nuk mund të ketë bekimin e lamtumirën e atij që në jetë e deshi vërtet…
I sëmuri, plogështohet pa prekjen e një dore të butë, e kumbimin pranë të një zëri të ëmbël,
ndërsa licealët kanë mbyllur në një kafaz të xhamtë të gjitha shpresat, ndjenjat, ëndrrat,
laboratorët e dijen duke shkelur mbi një udhë të re, të panjohur, dashtë Zoti me një dalje…
Rënkonte gjithçka përreth, edhe kodrat ndonëse detin kishin përballë…
Veç një plak, si të kishte rënë kurthit të vetmisë, udhës matanë bërtiste me të madhe.
Mbyllja e pjesëshme e vendit s’kishte ndalur atë klient që prej vitesh vinte aty
e nga porta e hyrjes çirrte atë fije zë që i kishte mbetur.
-Erdha dhe sot, s’më ndalon kjo flamë, njoftoni në guzhinë të më gatuajnë të njëjtën menu dhe linte të bijën, një grua rreth të pesëdhjetave një hap pas.
Ajo kishte vendosur të mos martohej dhe tërë egzistencën ja kishte kushtuar kujdesjes për të atin.
-Baba, i tha ajo butë, mos bërtit,
tashmë e dinë të gjithë piatancën tënde dhe uli kokën pothuaj e turpëruar.
Kohët e fundit ishte gjithnjë e më arrogant me të bijën dhe nganjëherë i padurueshëm,
por ajo s’ reagonte asnjëherë.
Mbërriti dhe pjata e tij e ngrohtë që profumonte ca specie të forta e broka me ujë të freskët që me ngut e bija nxitoi të mbushte gotat, por jo…
– Lërmë – ulëriti ai.
Nuk jam paralizuar ende e ngriti duart që dridheshin si fletë plepi me lëkurën tërë nishane që varej si të ishte një mëngë këmishe…
Kaq pa nga ajo skenë e trishtë, por kur restoranti u mbyll dhe ajo vijoi të shkojë në shtëpi, në një cep të angësht të udhës gjeti plakun gjunjëzuar përballë një kryqi që mbante fotografinë e një gruaje të re e ca lule vjeshte të freskëta.
S’mundi të ishte indifetente dhe e pyeti cila ishte kjo perëndeshë që veneronte në atë kryq?
-Ime shoqe, tha, e rrokullisi një lot të rëndë që u ndal mjekrrës që dridhej
– I premtova se do ta dua gjithë jetën, ditën që ajo e humbi të sajën për t’ ia dhënë time bije.
Ohhhhh!
Rrënqethjet bënë lëkurën të mbushej me mornica.
La nyjën e fjalëve të zgjidhej e foli sërish:
-A mundem t’ Ju bëj një pyetje?
Përse e trajtoni kaq keq bijën Tuaj,
sidomos këto kohët e fundit?!
-S’e di- tha.
Ndoshta e ndjej se po shkoj,
ndoshta dua të më urrejë e të mos vuajë si unë, e u shkreh në një dënesë që zgjati për disa minuta,
ndërkohë që mbi të shembej perëndimi,
e të tëra retë e atij pikëllimi që e bënin edhe më të bukur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s