Poezi nga Alma Vjero DEDJA
BRISHTËSI
Ata iu falën tempullit pranveror
dhe..
U fejuan.
Shkëmbyen të florinjtë harkun diellor
dhe..
U betuan.
Për dritën e xixëllonjave në ballë,
(në ceremoninë me kurora luledelesh)
dhe..
U martuan.
GJITHMONË
Bashkohen e ndahen njerëzit, për të patur..!?
E çuditërisht
mbrapsht asgjë s’mund
të marrësh.
Akoma, nëse të kthehen,
ato janë gjymtyrë
të vrarësh.
(Bashkohen e ndahen njerëzit, prej “litaresh”)
BIRIT TIM
Në gjoks,
dashuri m’u shpërndave.
Zemër e vogël,
e madhe.