Poezi nga Vladimir Muça

 
Poezi nga Vladimir Muça
 
 
 
Ç’MË THA PYLLI
 
Kudo katraura qiellin përflak,
Çdo rreze dielli në qiell u fik;
Mbi Gjepalaj egër moti zukat,
Me retë e hirta,në vrull vërtik.
 
Tutje mbi Shetel, n’dragua flake
Rrebeshi ulet e ngrihet lart,
Retë e hirta ngado përflaken
Mbi kreshta kodrash turravrap.
 
Çdo gjë negativ, u bë natë,
Shpenderia nër gëmusha u platit,
Vetëm pylli,pylli i ngratë
Për ndeshje të egër u gatit.
 
Retë shprazen litarë,litarë,
Qiellë e tokë u bashkua,
Pylli shpirtrrënjë, kryelartë
Mbi shirrebesh s’u gjunjëzua.
 
Në zgavër të një lisi u fsheha,
Dridhej lisi me rrënjët në tokë;
Kush diellin në jetë më thosh:
-Edhe stuhinë do e njohë.
 
 
 
NË JETË
 
Kur të kundërtat ndeshen në jetë,
Plogështia nër njerëz s’ka vend,
Në këtë botë të vërtetë
Rrugë e jetës ndrit në shend.
 
Çdo gjë ndryshon,ndryshon çdo gjë,
Qëndrimi në vend të bëhet varr,
Siç ishe dje, sot nuk je më,
Vështro përpara jetën duke çarë.
 
Nuk je njësh, je pjesë e sërës,
Ndaj ec me te, në të vërtetë
Dhe yjet pjesë e së tërës
Në kostelacione ngjajnë mbret.
 
Mos rend lëvdatave,por puno,
Para asgjëje të mos ndalesh,
Më mirë në jetë të gjëmojsh,
Se sa të merresh me lojra fjalësh.
 
 
 
RUGOVË
(Në çfaqjen e ansamblit” Rrugova” të Pejës në Shijak)
 
Mes vallëve
Lumejt e tua Rugovë,
Si një trumbë çafkash
Hepojn krahët me rrapëllimë.
 
Mbi lisat e moçëm
Si mbi”Pishat e Nemces”
Të çarat e vetëtimave
Erëbarot ende nxijnë.
 
Me dhimbje, krenari në to shtrihem,
Rrëmoj koridorëve të legjendave,
Nër legjenda ripërtërihem.
 
Hapëroj në vallen epikën tënde
Mes thirrmës: “O gjak,o flamur me shkabë”
Kur ti Rugovë me gjirin tënd
U bëre dhe nënë e babë.
 
Ece me këtë dashuri rugovase
Mes telave të sharkisë,
Gjëmimit të tupanave;
Hapat e vendosmërisë tënde
Gjëmojnë,
Gjëmojnë,
Horizontit të kohrave.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s