Poezi nga Mimoza Bici

 
Poezi nga Mimoza Bici
 
 
 
***
 
Me një vështrim rrafshoj gjithë pyjet
Ti më ndal?
Ç’bën ti për to
Gjithë ato dije mbi supe
Përse nuk më ndal ?
Të kam marrë zemrën
O i marrë
Do kthehesh si nga ëndrra
Mërmëritur hijesh
Makthit
Se mos kishe prekur
një mallkim
Porse në do ta dish
Ti
jeton zhveshur
Pemët malet lartësohen
Unë pas tyre luaj
Vallen e jetës
E bardhë si mjergulla
Duke të përpirë ty.
 
Poezi nga cikli i poezive “ Lulenata “ . Tiranë , nëntor 2020
 
 
 
Lamtumirë gjysma ime e tokës !
 
Tani më veshi qielli
Fustanin e gjithësisë
S’ka ves’ e rreze dielli
T’mbuloj këtë trishtim
E jotja lule e vyshkur
I yti det i zi
Erës së tërbuar
Ikën thanë diellin tim.
 
Jam ajër mes qiellit
Dritës udhëtuar
Kërkoj gjysmën time të mohuar
Mes yjesh
Gënjeshtrën e tokës
s’dëgjoj më
Më lodhën
Çdo gjë .. në asgjë !
 
Tani më veshi qielli
Fustanin e gjithësisë
Shtrirë pafundsisë.
 
Poezi nga cikli i poezive “ Për të gjithë të pafajshmit” , Tiranë , shtator 2020)
 
 
 
***
 
Ëndërr
Pse me tret kësaj jete
Ma duaj shpirtin tim
Endem si mallkim
 
Afrohem sa largohesh
Buzëqesh sa hidhërohesh
Më thërret kur s’ekzistoj
Dashuroj tek lëndoj …
 
Jam lindur të të vdes
Do vdes t’më ngjallēsh ti
Mos vallë ka kaq helm
Ky trup ky vegim?
 
Mos vallë ka kaq zjarr
Zjarr që ndez mall
E s’bëj dot qetësi
Ku ështē pra … Ai !
 
Ku është t’ia prek pak sytë
Me dritën e syve të mi
Ti shfaq det , tok’ e qiell
Më lindën ty të gjej …
 
Poezi nga cikli i poezive “ Për të gjithë të pafajshmit “ . Tiranë , shtator 2020)
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s