Poezi nga Nora Halili
PA TITULL
Kam ditë që luftoj me frikën,
në thellësi të shpirtit ka gjak,
lugat është ngritur gjysmënjeriu…
Kam ditë që me thonjë kacavirrem,
aty ku asgjë s’ më mban,
as ëndrra, as dëshira, as shpresa…
Kam ditë që dua një motiv,
erozionin e shpirtit të ndaloj,
Botës ti lë mesazh:
Kaq ishte…..
GJURMË
Pikat e kujtesës u zgjuan,
nga pellgu ku lënguan shumë kohë.
Fillim dhe lamtumirë ishte puthja,
fjalë që shtyhen…
gjurmë të lënë, në fletët e ditarit.
PAKT NUK KAM
Për fyti u zumë në beteja të ashpëra,
s’të erdhi keq, s’pate mëshirë.
Sa herë përdhe nga ty u flaka,
Ante u ngrita përsëri…
Luftë e ashper s’ka të mbaruar,
mes nesh s’ka paqe, pakt nuk kam.
Ti mishi, gjaku im je,
une ashti yt jetë jam…
IRONI E FATIT
Me fatin u kacafyta pa mëshirë,
kërkova buzëqeshjen që kurrë s’ma dha.
Fati qeshi,
qeshi me ironi…