KU HUMBËN BILBILAT / Prozë poetike nga Petro ÇERKEZI

 
Prozë poetike nga Petro ÇERKEZI
 
 
 
KU HUMBËN BILBILAT
 
Qё nё kohën e moshёs fёmijnore e nё adoleshencё nuk dёgjoj mё bilbila.
Atёhere strukeshin nё pemёn e dёndur pranё dritares dhe suleshin t’i vёnё zjarrin gjumit tim, t’i vёnё zjarrin botёs.
Nё tё vёrtetё njё ishte bilbili. Hapte tё gjitha portat dhe dritaret, shkallmonte çatinё dhe hynte kudo duke ma bёrё fёrtele gjumin. Ligjёrimi i tij magjik ngjante se do orkestronte koralen e ёndrrave.
Qe atёhere, ah atёhere. Bilbil i çmendur ç’doje tё mё thoshje mes gjetherimit majshpёrthyes duke mё pёrndjekur gjumin me ligjёrimet e tua gjer nё buzё tё agut, gjer nё pёrjetёsi.
Edhe nё adoleshencё tё kisha aty pranё dritares, pranё zemrёs, ma ligjёrove puthjen e parё e u mbaje iso pёrqafimeve tё pafundme e puhizave lozonjare qё i bёnin kopshtet tё dalldiseshin e tё shpёrthenin nё lulёri e botёn tё humbiste ekuilibrin.
Njё natё bilbili nuk erdhi mё tek pema pranё dritares. Ishte njё natё makthi pa ligjёrime e pa magji. Pёrgatiteshim tё iknim nga fshati. I kishim gati bagazhet, i ngarkuam mbi mushka e u nisёm pёr udhё. Bilbili, duket e kish parandjerё dhe kishte mërguar para nesh. Edhe po tё mos kish ikur, si ta transferonim e ta mirrnim me vete. Si të skllavërosh një zog?
U shfaqe sёrish njё natё dashurie kёngёtar i dehur me njёmijё trille.
Dhe pastaj u zhduke, nё ç’shtegtime ndodheshe, nё ç’ёndёrra
magjike?
Nё vitet qё pasuan vrapova shumё nё pyje e kodrina e ndanё lumenjve. Dёgjova shumё zogj kёngёtarё me ligjёrime armonike qё ngjanin sikur donin tё mё thoshnin: Jemi kёtu pёr ty, na thuaj ç’kёngё dёshiron dhe ne do tё ta dёbojmё trishtimin e melankolinё si me magji. Dua kёngёn e bilbilave, thoshja.
Kёngёtarёt e vegjёl tundnin krahёt dhe fluturonin tё dёshpёruar.
Qё atёhere s’kam gjetur kurkund bilbila, qё dehnin pyllin e mё ngrinin nё qiell.
Brodha shumё dhe me njё miken time. Dhe ajo i donte çmendurisht kёta zogj zёmagjikё. As nё kopshtin zoologjik nuk gjetёm bilbila. Ishin arratisur prej andej dhe i kishin lёnё kafazet bosh. Si u varfёrua fauna kёshtu?
Nuk e di, mos vallё u prenё gjithё pemёt ku mirёpriteshin me bujari dhe ngrinin skenёn e tyre pёrrallore bilbilat? Apo mos vallё kёta zogj ligjёrimtarё janё privilegj i botёs fёminore e i trilleve erotike?
Ç’ka ndodhur vallё me kёta zogj, pse braktisёn kaq pa shpresё jetёn njerёzore? Mos i kemi verbuar sythet e ligjёrimeve birbilore me cinizmin, galopin drejt marrёzisё dhe indiferncёn tonё vrastare?
Ejani bilbila, ejani zogj të gëzimit! Ju kërkoj ndjesë për indiferencën tonë!
 
Nga vëllimi me proza poetike “DASHURIA DHE ËNDRRA”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s