Poezi nga Adem Abdullahu

 
Poezi nga Adem Abdullahu
 
 
 
PËRKOHËSHMËRI
 
Si nuk e kuptuam përkohëshmërinë e kësaj jete…
Gjithçka këtu në jetën tokësore është e përkohëshme,
sikur të jetosh me qindra vite,
përsëri fundi ka për të ardhur,
e ti njeri do të jesh përsëri i pakënaqur.
 
Përsëri do të kishe kërkuar edhe ca qindra vite jetë në këtë botë tokësore.
Përsëri nuk do të ishe i kënaqur e mirënjohës,
siç nuk je tani mirënjohës
për dritën e diellit dhe pikën e shiut,
apo ajrin që thith e të mbush me oksigjen.
 
Përsëri të rrëmben pakënaqësia ,
e nuk je falënderues e mirënjohës për Krijuesin tënd e të gjithësisë.
 
Sa i mëshirshëm është Krijuesi,
kurrë nuk ka kërkuar para as për ajrin, as për ujin, as për punēn e zemrës,
as për qarkullimin e gjakut.
 
Kur dihet se sot nëpër spitale dhënia e oksigjenit shitet shtrenjtë,
e mos të flasim për shërimin e organeve vitale njerëzore.
 
Njerëzit kërkojnë pagesë,
ndryshe nuk të kryejnë punë.
Krijuesi kurr nuk kërkoi nga njeriu pagesë për mirësitë e dhuruara pafund,
Ai kërkoi vetëm adhurimin e Tij,
Njohjen, pendimin … dhe sjelljen e mirë mes njëri – tjetrit.
 
Nuk kërkoi shpërblime materiale,
tregoi për përkohëshmërinë e kësaj bote, këtu, në tokë.
 
 
 
ASGJË NUK ËSHTË SI DIKUR
 
As tufë delesh nuk ka më,
të merr malli të shohësh një tufë e një bari kopeje.
 
As shkollat nuk ekzistojnë më,
të merr malli të shohish e dëgjosh
zhaurima fëmijësh rrugës e në korridore.
 
As hoxha nuk thirr ezanin si dikur.
Lart në minare.
E ka digjitalizuar ezanin e tij,
nuk ngjitet më lart, priton.
As xhemat nuk ka si dikur,
tani dalin katër pesë burra nga faltorja.
 
As burrni nuk ka më,
dominon lloji i njerëzve të kohës së Lutit.
As gra nuk ka më,
dominon mashkullorja te to,
u mungon butësia, flasin ashpër,
ecin ashpër, edukojnë ashpër,
gjithçka e bëjnë pa feminitet.
 
Eh,
mungon miqësia e miqësorja,
mungon fisnikja e fisnikëria,
shumçka mungon,
nuk është më si dikur,
kur nënat tona kishin plot dashni
e plot mëshirë për miq e për fqinjë,
për udhëtarë e për argatë.
 
Sot kemi plot furnizim e kemi pak oreks,
kemi plot mundësia e kemi pak vullneti të mirë.
sot asgjë më nuk është si dikur,
tradicionale e kombëtare, miqësore e fetare,
gjithçka ka marrë formë, digjitale, fluide,
të padukshme e të paqëndrueshme,
gjithçka është e shpejt, hije, zë e zhurmë.
 
Nuk është më asgjë si dikur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s