Poezi nga Sofia Doko Arapaj
TEK STACIONI
Tek stacioni
ai më përqafoi sa u ngopa,
e ndjeva kur më mbështolli plot,
po nuk e kuptova dot,
si iku, iku menjëherë.
Dritaret, karriget si frymorë,
morën ngjyrën e fytyrës së tij, morën
të dua, a ja thashë që ta dijë,
si iku, iku menjëherë.
Def i lehtë binte në gjoksin tim
isha aq e ngrohtë, butë, aq e ëmbël
po të më prekje, do përgjigjesha si zog
si zog, si zog, si zog dhe si ëndërr.
Jasonaaaa!!
-Jasona ty, të vrau dashuria,
dashuria me lule të kuq të vrau ty Jasona,
ty, të vrau, ai Argua yt
vilanidhja Jasona, po n’ a thahet vilanidhja,
po dhrakua Jasona, më ruan përditë…
-Fati, lëkura ime e florinjtë fati, fati nuk sheh nga sytë…
***
Të ikim poet
Të ikim të arrijmë të lozim syllambyllas
Të ikim, se kjo botë është shumë e ngushtë
Të lozim, poet të lozim
Të mbledhim kanaçe konservash
T’ u shpojmë në vesh nga një vrimë
Ti lidhim njëra -tjerën me spango
Të bredhim poet, përreth planetit
Të bëjmë zhurmë, shumë zhurmë
Mos të dëgjojme më për vrasje, racizëm!
T’ u a lëmë këtu, rrobat e tyre!
Asnjë kafshatë mos të hamë!
Të ikim lakuriq përmes hithrave
Vetëm të ikim poet
Të kërkojmë për mollën e humbur…!
***
Ej, ti!
Mos e prek mermerin,
sepse i dhemb zemra,
ka një shpatë metali brenda,
pak, pak dhe e ngjall prekja jote…
Mos e prek mermerin,
nuk ndryshon drejtim kurrë,
në themel ca të mullirit gurë,
nuk e lenë të bjerë…..
Shshshtttt,
mos e prek mermerin,
sepse kariatiset dëgjojnë,
i zë melanxolia,
u bie koshi i vezëve e tavani rrëzohet…
Mos e prek mermerin,
vetëm shihe, shihe…, shihe…, shihe…!