Alberto Mondadori
Kalendari poetik: Alberto Mondadori (8 dhjetor 1914-14 shkurt 1976)
U lind 106 vite më parë Alberto Mondadori, botues, gazetar e shkrimtar italian. Bashkë me Vittorio Sereni-n patën idenë e ‘librit të xhepit’ dhe listën e parë me 50 tituj e përgatiti vetë. Në këto ditë të ftohta dimri, sjell prej tij në poezi që na kujton verën e nxehtë…
NDIHMË…
Zagushi e verës më plogështon,
më bezdis ajri që s’lëviz
e insekte të ndryshëm
s’ia prishin qetësinë.
Por ti,
hareshëm me fustan të verdhë
ëmbëlsisht më fton,
më jep të kuptoj
që vapa dyfishon
dëshirën të pi në buzët e tua.
Pafundsisht
buzëqesh
ndërsa dëgjon ankimin tim për kapitjen
kur afshi ngadalë
mospërfillës rritet.
© shqipëroi Maksim Rakipaj