Marina Gocevska (Maqedonia e Veriut)

 
Marina Gocevska (Maqedonia e Veriut)
 
Marina Gocevska ka lindur në vitin 1989 në Koçanë. Ka diplomuar në Fakultetin Pedagogjik në Shtip. Ajo momentalisht është e punësuar si edukatore në një Kopsht privat në Koçanë. Aktivisht dhe në kontinuitet shkruan poezi, prozë dhe drama. Aktiviteti i saj krijues është i pasur, i larmishëm dhe figurativ. Për këtë dëshmojnë diplomat, çmimet, trofetë dhe çertifikatat e panumërta për pjesëmarrje në konkurse, manifestime dhe takime letrare në vend dhe jashtë vendit.
Shkëlqyeshëm noton në ujërat e degës së pedagogjisë, ku dëshmi për këtë janë organizimet dhe ngjarjet e shumta me fëmijët e moshave më te reja. Ka shkruar dy libra: “Kur zemra digjet” – 2017, për të cilin ka marrë Çmimin e Librit për të rinj deri në moshën 17 v jeçare dhe libri i dytë “Dua frymë dashuri” – 2019, për të cilin mori Çmimin Libri i vitit.
Gocevska është shkrimtare aktive dhe e frytshme, e cila i përkushtohet vetes së saj dhe punës krijuese.
 
 
 
GJURMË PAS TEJE
 
Akulli e ngriu dhe mendimin e fundit
që ishte përcjellur deri te ti.
Bardhësia ma mjegullos shikimin,
por ma kthjellon mendjen.
Hapat nëpër të cilët shkoja,
ishin fort të mbyllur
në bardhësinë kristalore,
nuk dija vallë është kurth,
apo rrugë nëpër të cilën duhet të ecja
që të arrij deri te ti.
Nata është e ftohtë, mbërdhihi,
gjaku më pulson,
por eci, shpresoj
dhe të kërkoj.
 
 
 
PERËNDIM DIELLI
 
Ia shtrin dorën
perëndimit të diellit,
 
e nuk e din sa shumë djegin
rrezet e tij.
 
Të hudhesh në ujin
në të cilin
 
rrezet e mëngjesit lahen
dhe e lajnë
 
gjith papastërtinë
që ia ka dhënë nata.
 
 
 
STATUJË NË NATË
 
Çeli sytë,
përqafo
atë që mungon.
Krijo statujë jopërsosmërie
dhe lëre
në vetmi nate.
Ndoshta
do ta gjejë pjesën
e magjisë së përsosur,
e ajo do të të kthejë
nga qelitë e thella
e të zeza.
Thua terr është në natë,
por në rrënojat e zemrës
terri vezullon si katran
skalitur nga hiri i shqtësimit.
 
 
 
SHQETËSIM
 
Nga sytë hiq vellon
që ta sjellin milingonat.
Brinjë të rrudhur
që marrin ajër
dhe si magnet tërhiqen
nga arma e ftohtë.
Hudhi letrat
që i kanë brenjtur minjtë
nga mundimi i pavendosmërisë tënde.
 
 
 
ERË TRISHTIMI
 
Dëgjoj zërin e heshtjes
që përndjek qetësinë
në gjumin time të thellë.
Lulja e jargavanit dhemb
e më duket, si gjuhë e zjarrtë
që prekë sytë e mi.
Shikimi nga qielli peshon,
Peshojnë dhe sytë e mi.
 
 
 
 
IDHËTI MJALTI
 
Nuk u besoj fjalëve
të thyera në dy pjesë.
As përqafimeve të papërfunduara
që notojnë në heshtje.
Mjalti që rodhi
rrugës së ylbertë
derdhi hidhërimin.
Kështu mbeti i hidhur
dhe djeg zjarr e pa mëshirë.
Pa fjalë ngeli zogu
që fluturoi mbi rrjedhën
e alarmit të rremë.
E gatshme për trazira
Ende më të mëdhaja.
 
 
 

 

Përktheu nga origjinali: Adem Abdullahu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s